650 mijë nxënës nisin shkollën në të gjithë vendin
As gripi i derrit, as koha me shi, as kushtet ekonomike të shumë prej familjeve shqiptare nuk do ta shuajnë shkëlqimin në sytë e 50 mijë nxënësve që do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollave në të gjithë vendin.
Janë 650 mijë nxënës, të cilët nisin vitin e ri shkollor 2009-2010, duke nisur nga arsimimi i ulët e deri te gjimnazistët.
Çantat janë bërë gati, artikujt mësimorë janë blerë, librat janë mbështjellë e zbukuruar. Tufat me lule për mësueset janë prenotuar disa ditë më parë dhe dje në rrugët e Tiranës dyqanet e luleve kanë bërë të njëjtën xhiro fitimesh, gati si për festat e 7-8 Marsit. Në shkallë vendi numërohen rreth 376 drejtori të shkollave të mesme dhe 1749 drejtori të shkollave 9-vjeçare, të cilat janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2009-2010.
Për herë të parë, këtë vit shkollor do të funksionojnë 50 klasa të reja përgatitore për fëmijët 5 - 6-vjeçarë në shkollat e ciklit të ulët, që u mundësua falë zbatimit të projektit "Cilësi dhe barazi në arsim". Gjimnazet janë përfshirë nga një risi këtë vit të ri shkollor. Me kohë të plotë në vitin e ri shkollor, shkollat e mesme do të fillojnë me dokumente të reja shkollore si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore, si dhe udhëzuesit lëndorë.
Tekste të reja mësimore janë shtypur dhe po shpërndahen për arsimin parauniversitar. Risia në reformën "altertekst" për vitin shkollor 2009-2010 është përfshirja në procesin mësimor e teksteve të shtëpive të huaja botuese për lëndët: fizikë, kimi, biologji dhe shkencat e tokës. Këtë vit shkollor, nxënësit e klasës VI, përveç gjuhës së huaj të parë të detyruar, do të kenë mundësi të mësojnë edhe një gjuhë të huaj të dytë fakultative (jo me detyrim). Mësimi do të zhvillohet mbi bazën e orëve ekstra-kurrikulare. Sakaq, sot moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm. Dita e parë e shkollës do të shoqërohet me reshje lokale dhe ulje të temperaturave. E gjithë java e parë e shkollës, nga e hëna në të premte, sipas sinoptikanëve, do të jetë me mot të paqëndrueshëm, reshje, vranësira.
Do të jetë java e dytë e shkollës e cila do t‘i shoqërojë nxënësit me mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave me disa gradë Celsius.