E Shtunë, 31 Tetor 2026

68 miqësoret e Shqipërisë



Miqësorja me Qipron është e 69-ta për Shqipërinë dhe e dyta për Josip Kuzhen si trajneri i përfaqësueses i saj. Në këtë shifër përfshihen ndeshjet njohura dhe të panjohura zyrtarisht nga FIFA, Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

MIQËSORJA E PARË

Miqësorja e parë (e panjohur nga FIFA) është ajo kundër Malit të Zi në vitin 1945. Gjithsesi, ajo zyrtare konsiderohet takimi Rumani-Shqipëri (1-1, gol i Qamil Telitit), më 23 tetor 1949.

MIQËSORJA E FUNDIT

Takimi i fundit miqësor ndërkombëtare i Shqipërisë, është ai kundër Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”, më 10 qershor 2009. Golin për Shqipërinë e shënoi Ansi Agolli.

FITORJA E PARË

Fitorja e parë në ndeshje miqësore është ajo 3-2 kundër Çekosllavikisë, më 29 nëntor 1952: golat nga Zihni Gjinali, Qamil Teliti e Skënder Jareci. Fitore e bukur është edhe ajo kundër Greqisë (1-0, 29.01.1992, gol i Altin Rrakllit).

FITORET MË TË THELLA

Miqësoret më të thella të fituara janë ato kundër Vietnamit (5-0) në turneun e Norçias, më 12 shkurt të vitit 2003 dhe ajo kundër Turqisë në Gaziantep, më 21 janar 1998, me rezultatin e thellë 4-1.

BARAZIMI I PARË NË SHTËPI

Është ai i vitit 1950, saktësisht më 1 maj 1950, kur barazuam 0-0 në Tiranë kundër Polonisë. Në krye të bankinës sonë ishte trajneri Ludovik Jakova. Shqipëria ka barazuar më pas edhe me Algjerinë (1-1, 11.10.1964), Kinën (1-1, 7.11.1973), Turqinë (0-0, 28.03.1985), etj.

BARAZIMET FUNDIT NË TRANSFERTË

Barazimi i fundit në transfertë është ai me Azerbajxhanin (1-1, 19 nentor 2008) nën drejtimin e Hanit. Në ndeshjet jashtë, spikat barazimi me Letoninë 2-2, më 10 shkurt 1992, kur të dy vendet merrnin pjesë në Turneun “Rothmans” në Maltë, dhe ai me Estoninë (1-1). Në ndeshjet jashtë, spikat barazimi me Letoninë 2-2, më 10 shkurt 1992, kur të dy vendet merrnin pjesë në Turneun “Rothmans” në Maltë, dhe ai me Estoninë (1-1).

HUMBJA E PARË
Është Polonia e parë që na ka mundur në një ndeshje miqësore: 2-1 në Varshavë, më 6 nëntor 1949. Golin për Shqipërinë e drejtuar nga Sllave Llambi e shënoi Zihni Gjinali.

HUMBJA E FUNDIT
Edhe humbja e fundit në një ndeshje miqësore është shkaktuar nga Polonia, 1-0, më 27 maj në Reutlingern të Gjermanisë. Shqipëria drejtohej në këtë takim nga trajneri holandez Ari Han.

HUMBJET MË TË THELLA

Humbja më e thellë është ajo 12-0 me Hungarinë (24.09.1950), më pas vjen ajo 6-0 më Rumaninë (5.10.1950). Maqedoninë (5-1) në Tetovë, më 14 maj 1994, më pas vjen ajo me Meksikën (4-0) në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka humbur edhe një rezultat të bujshëm 5-3 me Portugalinë, ndërkohë që pjesën e parë e kishim mbyllur 2-1 në favorin tonë.

GUSHTI, MUAJI I QIPRIOTËVE

Muaji gusht mund të konsiderohet edhe si muaji “qipriot”, pasi të gjitha miqësoret me Kombëtaren nga ishulli i “Afërditës” janë zhvilluar në këtë muaj, duke filluar nga e para, më 19 gusht 1998
dhe deri te ajo e fundit, që do të luhet më 12 gusht 2009.

DHJETË MIQËSORET E FUNDIT TË SHQIPËRISË

10.06.2009
Shqipëri-Gjeorgji 1-1

19.11.2008
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

20.08.2008
Shqipëri-Lihteshtejn 2-0

27.05.2008
Poloni-Shqipëri 1-0

22.08.2007
Shqipëri-Maltë 3-0

25.05.2007
Anglia B-Shqipëri 3-1

07.02.2007
Shqipëri-Maqedoni 0-1

16.08.2006
San Marino-Shqipëri 0-3

22.03.2006
Shqipëri-Gjeorgji 0-0

01.03.2006
Lituani-Shqipëri 1-2

Bilanci: 10 ndeshje; 4 fitore, 3 barazime, 3 humbje. Golat: 13-8

12 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›