E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja Kaidanow caktohet shefe për çështjet e euroazisë në Uashington



Përfaqësuesja diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë, Tina Kaidanow do të emërohet në postin zëvendës-ndihmëse-sekretare Amerikane e Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë. Në këtë post Kaidanow zëvendëson Matthew Bryza që besohet se do të marrë postin e ambasadorit në Azerbajxhan. Kaidanow ka shërbyer deri pak kohë më parë si ambasadorja amerikane në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Bryza gjatë vizitës së tij në Tbilisi. Kjo ngjitje në karrierë, duke lënë Kosovën dhe shkuar në një post të lartë të Departamentin Amerikan të Shtetit, shënon ngjitje në karrierën për ambasadoren Kaidanow, e cila ka kryer misionin e saj prej më shumë se 2 vjetësh në Prishtinë, pikërisht në momentet kur u deklarua shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Ministrja e Brendshme e Austrisë viziton Kosovën

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Maria Fekter zhvillon sot në Kosovë një vizitë zyrtare, ku do të takohet me krerët më të lartë të Prishtinës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë ajo do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajazitin. Sipas burimeve zyrtare, ajo pritet të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërore në mes dy ministrive të brendshme në fushën e bashkëpunimit policor. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministrja e Brendshme e Austrisë do të ketë takime edhe me autoritete të tjera të larta të Kosovës.

12 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›