E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 e infermiereve preken nga infeksione te ndryshme

Afro 7 përqind e infermierëve janë të prekur nga infeksione të ndryshme spitalore gjatë ushtrimit të detyrës. Shqetësimi ngrihet nga presidenti i urdhërit të infermierit, Sabri Skënderi, i cili thekson se situata është problematike, pasi në 100 infermierë 7 janë të infektuar nga neglizhenca gjatë shërbimit kundrejt pacienteve, por dhe nga mungesa e kushteve në pavione.

"Në 100, 7 janë me hepatit. Futen në të njëjtin grup sëmundjesh me SIDE-n. Pavarësisht se ne i mendojmë si më pak të rrezikshme, sëmundja përparon dhe në një moshë të caktuar bëhen të rrezikshme për jetën"-thotë Skënderi.

Pjesa dërrmuese e tyre, sqaron Skënderi janë të prekur nga hepatiti B dhe ky përbën një shqetësim edhe më të madh, pasi riskohen edhe familjarët e tyre.

"Infermierët shqiptarë janë 10-fish më të rrezikuar se infermierët europianë. Kemi një problem. Nuk kemi një filtër të mirëfilltë si urgjencat tona për të ndarë sëmundshmërinë. Një i sëmurë kardiak, mund të ketë edhe sëmundje të tjera"-shprehet ai.  

ISHP, pas një studimi për këtë problematikë citon në raport se pjesa më e madhe e këtyre infermierëve punojnë në urgjencat spitalore dhe kirurgji.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›