Basha Kadarese Nuk terhiqem nga gara

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili i shtronte kandidatit një kërkesë, që të tërhiqej nga kandidimi në dobi të vendit. Basha i është pergjigjur kërkesës se shkrimtarit, duke theskuar se tërheqja nuk është akt demokratik, ndaj do të presë rezultatin zyrtar deri në fund.
Basha shton se çdo tërheqje e tij në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por beson se nuk do të pranohet as nga rivali i tij për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë,sipas Bashës edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.
Në letrën e tij Basha ka theksuar se ne këto kushte e ka të pamundur të mbysë zërin e mbi 124 mijë qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit të tij për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe ekzistencial.
“Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë”, citohet në letrën e Bashës. Basha ka shtuar, se ky është vendimi i votuesve dhe nuk ka asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen, që ata kanë bërë dhe se beson se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Julia Bardhushi