E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokaj LSI kontribut te vyer ne zgjedhjet e 8 Majit

"Një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës, që pavarësisht nga bindjet politike, në 8 maj morën pjesë në zgjedhje duke dëshmuar vlera qytetare të një demokracie funksionale. LSI-ja e Tiranës dha një kontribut të vyer për fitoren e 2 minibashkive, si dhe për fitoren e 7 minibashkive brenda Aleancës për Qytetarin.

Vullneti i sovranit u shpreh. Mbi këtë vullnet nuk mund të dalë askush, sepse ai prevalon mbi gjithçka. Vota e sovranit nuk mund të tjetërsohet prej askujt dhe prej asnjë institucioni kushtetues.

Vota e sovranit vetëm duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit, ndaj inkurajojmë të gjitha institucionet që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar sa më shpejt  këtë vullnet të sovranit"-tha kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›