E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Marsi, Rama në shtëpinë e K. Frashërit: Kohëra të vështira për dijen

TIRANE- Me rastin e 7 marsit Kryetari i Partisë Socialiste, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e njërit prej emrave të njohur të letrave dhe historianëve shqiptarë Kristo Frashëri.

Në shtëpinë e tij kryetari socialist nënvizoi se “sot janë kohëra të vështira për mesuesit dhe librat” dhe se “varfëria më e madhe është ajo e aspiratave”. Sot është idhnuar dija me kamjen, dhe kamja është më e madhe se dija”- nënvizoi më tej Rama.

Sipas Ramës universitet shqiptare janë kthyer në fabrika diplomash pa vlerë ku mungon cilësia.
Ndërkohë nga selia rozë, deputetja socialiste Ledi Shamku akuzoi kryeministrin se po abuzon me nxënësit e shkollave. Ajo e quajti të “të turpshëm faktin që edhe në ditën e Festës së Mësuesit fëmijët përdoren në mitingjet e Saliut njësoj si në diktaturë.” “Kryeministri- tha deputetja socialiste- abuzon duke i vjedhur arsimtarëve ditën e tyre të festës.

“Vetëm regjimi i Sali Berishës mund të flasë përpara nxënësve e arsimtarëve me atë gjuhë urrejtje që nuk e gjen kund në botën demokratike. Vetëm Sali Berisha mund t’u vjedhë arsimtarëve ditën e tyre të festës për t’u folur kundër opozitës. “ theksoi deputetja socialiste.

Ajo nënvizoi se PS, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund abuzimit nxënësit e shkollave. Duke uruar në emër të PS të gjithë arsimtarët tha se “të gjithë bashkë, do ta clirojmë arsimin nga hekurishtet mbytëse të Saliut.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›