E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci shtyhet sërish senca mungonin avokatët

TIRANË- Procesi Gërdeci vijon të zvarritet, pasi edhe sot është shtyrë seanca e rradhës. Shkak është bërë mungesa e 10 avokatëve si dhe disa prej të pandehurve.

Përreth 45 minuta trupi gjykues ka pritur mbërritjen e avokatëve dhe të pandehurve, pasi nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për mungesën e tyre, por kjo nuk ka ndodhur, ndaj është vendosur shtyrja e seancës.

Duke u nisur nga mungesa pa shkak ligjor e avokatëve, gjykata ka njoftuar pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit që ndodhen në arrest shtëpie, cka do të thotë se në përllogaritjen e afateve të paraburgimit nuk do të njihen ditët e shtyrjes së seancave.

Pritej që gjatë senacës së sotme të vazhdonte pyetja e 5 eskpertëve konatabël, të cilën do të jepnin shpjegimet e tyre në lidhje me akt ekspertimin ekononiko- financiar për tragjedinë e Gërdecit.

Ndërkaq në seancën e sotme kanë munguar dhe familjarët e viktimave, të cilët kanë bërë të ditur se do të jenë të pranishëm në seancën e rradhës për të kërkuar që të mos zvarritet më tej ky proces. seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 11 mars. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›