Berisha: Rama të marrë pjesë në zgjedhje e të respektojë ligjet
TIRANE- Kryeministri Berisha i bëri sot apel kryetarit të PS-së të dëgjojë zërin e qytetarëve shqiptarë dhe të ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 8 majit dhe të zbatojë ligjet dhe procedurat konsensuale.
Ftoj Ramën të lexojë mesazhet e qytetarëve dhe të miqve në europë e botë për zgjedhje lokale, si provë e qëndrimit ndaj lirisë”
Ne mbledhjen e grupit demokrat berisha deklaroi se PD ka nisur zyrtarisht fushaten elektorale dhe ne qender te vemendjes do te jene problematikat e cdo qytetarit.
“Ftoj Ramën të lexojë mesazhet e qytetarëve dhe të miqve në Europë e botë. Këto mesazhe janë zgjedhje lokale, një provë e qëndrimit ndaj lirisë së forcave politike shqiptare dhe të qytetarëve.” deklaroi Berisha në mbledhjen sotme të grupit parlamentar.
“Sa arrin dhe gjen eskimezë apo arabë në fshatin tim, më mirë të merret të zbatojë ligjet dhe procedurat konsensuale, se në zgjedhjet e kaluara u gjetën nja 4 eskimezë aty, tani thotë janë nja 4 arabë që do të votojnë. Sa merret me shpikje të tilla më mirë të zbatojë ligjet dhe rregullat që janë votuar konsensualisht në parlamentin shqiptar. Se ato 4 vota do ja zbresim”- vazhdoi më tej Berisha.
Ai deklaroi se "de fakto" PD-ja ka filluar fushatën elektorale ku në qendër të saj është qytetari dhe problematikat e tij. "Projekti yne vendimtar është Shqipëri të zhvilluar. Nuk braktisim asnjë territor as komunitet"- nënvizoi Berisha.
Kryeministri informoi gjithashtu se do hapet menjëherë tenderi për prokurimin në të gjithë gjatësinë të rrugës Lushnje-Berat dhe të By Pass-it it të Shkodrës dhe se Ministria e punëve publike ka marrë porosi të hapë tenderin për prokurimin. Ndërkohë që projekti i ndërtimit të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, do të fillojë në muajin prill dhe do të përfundojë brenda 18 muajve. By- pass-in e Shkodrës kryeministri e cilësoi si „vepra shpëtimtare e qytetit nga përmbytjet“.
„Së bashku me argjinaturën e Kirit dhe disa ndërhyje që mund të bëhen në derdhjen e Drinit pas përfundimit të by Pass qyteti nuk do të njohë më përmbytjet, vetëm në rastet më të jashtëzakonshme”, garantoi kryeministri
Sipas tij një konkluzion i tillë është arritur pas një studimi të basenit nga tre ekipeve më të mira në botë, atë italian, hollandez dhe britanik. Studimi ka arritur në përfundimin se mbrojtja më e shkëlqyer është By- Pass. “Ne do fillojmë ndërtimin në të gjithë gjatësinë“- sqaroi Kryeministri.
.
Duke u ndalur te segmenti Lushnje-Berat, Kryeministri u shpreh se kjo rrugë kalon në zona dendësisht të banuara, ndaj pavarësisht ndërtimit të boshtit të jugut në të gjithë trajektoren e tij, ky segment nuk humbet vlerat dhe rëndësinë sepse siguron lidhjen me bregdetin të gjithë zonës.
Kryeministri informoi gjithashtu se "këtë javë, qeveria do miratojë dhe sjellë në parlament edhe marrëveshjen me Bankën Islamike, e cila në një akt të paprecedent, dha një kredi prej rreth 200 milionë dollarë".
(s.g/balkanWeb)