7 ditë në grevë, 4 minatorë rëndë

Katër prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranuar të kurohen, përkundër këmbënguljes së mjekëve.
Greva po zhvillohet në një ndërtesë të marrë me qira pranë kompanisë ACR, ndërsa minatorët shprehen se do dalin vetëm nëse përmbushen kërkesat e tyre.
Ndërkohë, minatorë të tjerë dhe familjarë të grevistëve vazhdojnë mbështetjen pranë portës së ACR-së dhe zhvillime të reja janë paralajmëruar ditën e hënë.
Minatorët pritet të protestojnë nesër së bashku me fëmijët e tyre duke mos i dërguar ata në shkollë, si dhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale me qëllim që përfaqësuesit e ACR-së të reagojnë sa më shpejt për zgjidhjen e situatës.
Minatorët e Bulqizës kërkojnë investime në minierë, rritjen me 20 për qind të pagës, largimin nga territori i ACR-së të firmave të tjera të palicencuara e që shfrytëzojnë minierën në mënyrë abuzive, si dhe shkarkimin e drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu.
/Start/E.B/
2011-09-25 20:34