7 gushti, kujtohen policet e vrare
Tirane- Kreret e policise se Shtetit kane perkujtuar dje kater efektivat e vrare gjate aksionit per arrestimin e te shumekerkuarit Dritan Dajti. Paraditen e djeshme, drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit, kane zhvilluar vizita ne familjet e 4 deshmoreve te atdheut te rene ne krye te detyres, ne nje vjetorin e vdekjes se tyre. Drejtuesit e policise, kane ngushelluar familjaret e te reneve, duke kujtuar ne te njejten kohe vepren sublime te 4 deshmoreve, ne luften ndaj krimit. Me rastin e 1-vjetorit, Policia e Shtetit do te zhvilloje diten e hene nje ceremoni ne Varrezat e Deshmoreve ne perkujtim te kolegeve te tyre te vrare ne krye te detyres.
Shtate gushti tronditi nje vit me pare te gjithe vendin. Ora shenonte 13:45, kur 12 oficere te njesise speciale "GOS" rrethuan pisten e vogel "Iliria", per te bere arrestimin e Dritan Dajtit. Mes efektivave te policise ishin edhe Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari dhe Kastriot Feskaj. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda Dajti ndodhej ne makine me Ledion Maren, si dhe kunatin e tij Erges Xhaxhi, kur punonjesi i policise Fatos Xhani ka hapur deren e pare te shoferit dhe me thirrjen "ndal policia" i eshte drejtuar Dritan Dajtit qe ndodhej ne sediljen e pasme te mjetit. Dajti i mire pergatitur nga kolegu i tij, ish efektiv policie ne Durres, Mariglen Muca, ka reaguar duke hapur zjarr ne drejtim te Fatos Xhanit, duke e lene ate te vdekur. Nga krahu tjeter i makines ka reaguar efektivi tjeter Sajmir Duckollari, i cili ka hapur zjarr, por Dajti ka reaguar duke e lene edhe ate te vdekur. Sipas prokurorise, Dajti ka dale nga makina dhe ka qelluar ne distance te afert efektivin e policise Altin Dizdari, i cili kishte kapur ne ato momente kishte prangosur shokun e Dajtit Ledion Maren, qe ndodhej ne automjetin "Tuarek". Nga shkembimi i zjarrit mbeti i vrare polici Altin Dizdari, si dhe shtetasi Ledion Mara. I shumekerkuari nuk ka ndalur me kaq. Ai ka vazhduar rrugen ne drejtim te plazhit per t'iu larguar vendit te ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes, nje tjeter person ishte arrestuar nga Kastriot Feskaj dhe serish Dajti e gjen me kurriz policin duke e qelluar dy here me radhe dhe duke lene te vdekur ne vend. Por, pas "kasaphanes" Dajti do te plagoset nga efektivat e policise, te cilet me pas kane bere te mundur edhe arrestimin e tij. Hetimet ne ngarkim te Dajtit, zgjaten 5 muaj. Me daten 11 dhjetor te vitit te kaluar Prokuroria e Krimeve te Renda dergoi per gjykim dosjen me tre te pandehur ne gjykate.
Familjaret mes dhimbjes per humbjen e te afermve
E ema e Sajmir Duckollartit eshte shprehur dje se i biri i mungon jashte mase. "Ishte i mrekullueshem. Vjet ne kete kohe ishim me pushime ne Qeparo. U kenaqem sikur te ishin pushimet e fundit te tij", shprehet Drita Duckollari. Gruaja tregon se diten e ngjarjes Sajmiri e ka marre ne telefon dhe i ka thene qe te kujdesej per djalin e saj, ndersa lajmin e kishte marre nga televizori. Nderkohe qe edhe nena e Altin Dizadarit eshte shprehur per "KJ" se nuk ka ndryshuar asgje, gjithcka eshte sikur te kete ndodhur vetem dje.