E Diel, 1 Nëntor 2026

"Meduza" sekuestron 135 kg mariuane, ne pranga tre persona

Nje sasi prej 135 kg droge e llojit marijuane eshte zbuluar dje nga policia e Maqedonise, ndersa ne pranga rane tre persona. Operacioni u kodua "Meduza". Sipas policise droga u gjet ne veturen transportuese "Pezho" me targa te Gostivarit, e cila drejtohej nga Muhamet Maksuti dhe Xhevat Ademi nga rajoni i Gostivarit. Grupi ishte i mire organizuar, pasi transporti ndiqej nga nje veture perpara me targa kroate, qe drejtohej nga Sebaudin Rustemi. Zedhenesi i policise, Ivo Kotevski, theksoi se droga para nje muaji ishte porositur nga Shqiperia, e cila eshte sjelle ne Gostivar, ndersa synimi ishte qe ajo te shitej ne tregun e Zvicres, ku do te kishte nje vlere prej 500 mije eurove. Policia po heton per zbulimin e personave te tjere qe mund te jene pjese e ketij rrjeti. Ky eshte aksioni i gjashte brenda ketij viti, ku jane zbuluar sasi te konsiderueshme te droges. Lajmi behet i ditur nga mediat shqiptare ne Maqedoni te cilat theksojne se njesitet policore pas informacioneve paraprake, kane ndjekur veturen e ngarkuar me droge dhe me pas ajo eshte ndaluar rreth mesnates. Policia ka thene se droga eshte marre ne Shqiperi dhe po transportohej ne Maqedoni. Nderkohe qe nga ana e forcave te policise jane shpallur ne kerkim dy shtetasit nga Gostivari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›