E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet pergjakin rruget, 1 i vdekur e 11 te plagosur

Dita e djeshme ka shenuar kater aksidente, ndersa bilanci i tyre ka qene 1 i vdekur dhe 11 te plagosur. Aksidenti i pare eshte shenuar ne hyrje te qytetit te Lushnjes, ku nje person ka vdekur dhe tre te tjere jane plagosur. Nje makine, me targa Dr 9972, ne te cilen udhetonin kater persona eshte perplasur me borduren e rreth rrotullimit ne hyrje te qytetit. Si pasoje e aksidentit, ka humbur jeten 54-vjecari nga Shijaku, Xhaferr Domi, ndersa tre te plagosurit e tjere jane derguar ne spital per te marre ndihmen e pare. Mesohet se Mariglen Deliu, 20 vjec, nga Tirana eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, ndersa Fiqiri Balliu drejtues i automjetit dhe Enver Deliu, kane marre ndihmen e pare ne spitalin e Lushnjes dhe jane jashte rrezikut per jeten. Nga hetimet paraprake te kryera nga policia e Lushnjes, mesohet se shkak i aksidentit ka qene pakujdesia e drejtuesit te mjetit. Uniformat blu dyshojne se shkak per aksidentin te kete qene pergjumja e shoferit te mjetit. Po ne autostraden Fier-Lushnje, ne afersi te fshatit Bishqethem, nje automjet me targa greke ka dale nga rruga, por pa pasoja per shendetin e personave qe udhetonin ne te. Sipas policise dy bashkeshorte dhe tre femijet e tyre te mitur nuk kane pesuar asnje demtim, ne momentin qe automjeti ka perfunduar ne kanalin kullues. Po dje, nje aksident automobilistik ka ndodhur tek vendi i quajtur Klos-Katund te rrethit te Burrelit, per fat te mire ka perfunduar pa viktima. Nje automjet me targa te Dibres me 3 pasagjere po udhetonte nga Tirana per ne drejtim te Bulqizes dhe ka dale ne krahe te kundert te rruges dhe si pasoje eshte perplasur me nje automjet tjeter me targa te Matit. Me pas ka ardhur dhe perplasja e dyte me automjetin e trete. Pasagjeret e tre automjeteve kane marre demtime te lehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›