7-mujori, DPT ka rimbursuar 1.5 miliardë lekë TVSH për eksportuesit

Tatimet rimbursuan rreth 1.5 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH) për bizneset eksportuese, gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2009. Sipas të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rimbursimi i TVSH-së për periudhën janar-korrik 2009 ka qënë në nivelin e 1.5 miliardë lekë nga 1 miliardë lekë të rimbursuara në të njëjtën periudhë të 2008, ose rreth 47 përqind më shumë. Ekspertët të financave publike shpjeguan se po bëhen përpjekje maksimale nga administrata tatimore për rimbursimin e shpejtë të TVSH-së për disa kategori specifike të biznesit që po përballen me vështirësi likuiditeti, sikurse janë kompanitë që punojnë me material porositësi. Mbi bazën e ligjit për TVSH-në, rimbursimi i saj për të gjithë eksportuesit kryhet 30 ditë kalendarike pas deklarimit nga biznesi dhe kontrollit financiar.
...