Një 67 vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit për shkatërrim të pronës me zjarr

Një 67-vjeçar është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale, "shkatërrim të pronës me zjarr". Zëdhënësja e Policisë së Elbasanit, Valbona Begu tha sot se "proçedimi penal ndaj 67- vjeçarit nisi pasi duke punuar në parcelën e tij në Gradishtë të Belshit ai ndezi një zjarr për të djegur disa barishte. Por zjarri u përhap në parcelat e tjera, ku dogji rreth 15 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Tomorr Uruçi". Ngjarja ndodhi një natë më parë, por me ndihmën e zjarrëfikëses zjarri u shua, bënë të ditur burimet e Policisë.
...