+7 nga vendi i dytë,i Juves
Kampioni i Italisë është shkëputur në tabelë, pas fitores së djeshme 2:0 ndaj Livornos. Golat për kampionin aktual të Italisë i realizuan Milito, në minutën e 49-të, dhe Maikon, kur kishin mbetur edhe 10 minuta deri në fund të takimit. Inter tashmë është larguar për 7 pikë nga Juventus dhe Sampdoria në kreun e renditjes tabelore. “Këto statika janë të shkëlqyeshme. Por, numrat mund të ndërrojnë shumë shpejt në futboll. Megjithatë, mund të them, me siguri të plotë, se ekipi është në formë, ka një shpirt pozitiv. Por, sikurse çdo ekip, kemi probleme me lëndimet dhe nuk kemi arritur të luajmë dy ndeshje radhazi me përbërje të njëjtë”, tha trajneri Jose Mourinjo. Portugezi, dukshëm i kënaqur, fitoret e ekipit të tij, së fundi, ka filluar t’i festojë në mënyra të çuditshme. Njëra ndër to është edhe nxjerrja e gjuhës. Kështu veproi edhe dje. Ndërkohë këtë javë Inter do të ketë një ndeshje decizive në Kiev ndaj Dinamos së Kievit në Kupën e Kampioneve. Një humbje ose barazim do të thoshte gati eliminim që në grupe për Interin.