Abdullah kundër bojkotit dhe protestave
Kastriot Islami
Edhe Abdullahi, kandidati alternativ në raundin e dytë të zgjedhjeve në Afganistan,përballë presidentit në detyrë Hamit Karzai tërhiqet nga gara, por nuk bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve që zhvillohen në 7 nëntor. Situata është e paqartë dhe pritet vendimi i Gjykatës së Lartë për të sqaruar vendimin final për zgjedhjen e Presidentit të Afganistanit. Afganistani përbën një nga prioritet e komunitetit demokratik ndërkombëtar. SHBA është jo vetëm shumë e interesuar, por edhe shumë e angazhuar për stabilizimin e situatës në këtë vend dhe vazhdimin e procesit të demokratizimit. Forcat e shumta të NATO e kanë pasur të vështirë të stabilizojnë luftën përballë rezistencës talebane. Zgjedhjet presidenciale u konsideruan një hap i rëndësishëm progresi. Presidenti aktual Hamid Karzai doli i pari duke marrë mbi 50 për qind të votave por komisioni ndërkombëtar i konsideroi zgjedhjet të manipuluara në atë masë sa Karzai të binte nën 50 për qind të votave e për rrjedhojë të nevojitej një raund i dytë. Në median ndërkombëtare aludohet se Karzai është i) i korruptuar; ii) ka drejtuar manipulimet në zgjedhje duke kontrolluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe iii) vëllai i tij mendohet se ka lidhje me talebanët. Dukej që kishte në dëshirë të tyre për të bërë alterniimin e tij dhe vendimi i komisionit ndërkombëtar, disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, për zhvillimin e raundit të dytë për shkak të manipulimeve ishte një “shans” në këtë drejtim. Por kandidati alternativ ka vendosur të largohet nga gara. Nga zhvillimet në Afganistan lexohen këto katër mesazhe.
Mesazhi I: Abdullah tërhiqet nga gara por nuk bën thirrje për bojkot…
Abdullah, largohet nga gara me arsyetimin se “zgjedhjet transparente nuk është e mundur të zhvillohen”. Vendimi I tij nuk ka qenë aspak emocional, por i qetë dhe racional, ndonëse shanset për fitore ishin në favorin e tij nëse zgjedhjet do të ishin normale. Ai shprehet në këtë mënyrë: Vendimi për tu larguar nga gara nuk ka qenë i lehtë. “Ky është një vendim që e kam marrë pas shumë konsultimesh me popullin e Afganistanit, me mbështetësit e mi dhe drejtuesit me influencë”, ka deklaruar ai një javë para zgjedhjeve të raundit të dytë në një takim me simpatizantit e tij. Mesazhi i parë shumë i rëndësishëm: Abdullah duke bërë tërheqjen nga gara ka kërkuar që të populli të mos bojkotojë zgjedhjet.
Mesazhi II: Abdullah kundër protestave …
Parashikimet jepnin një rezultat të ngushtë elektoral midis dy kandidatëve bile disa prej tyre flisnin në favor të Abdullahit. Një thirrje për bojkot apo manifestime mundet ose ta deligjitimonte procesin ose të destabilizonte vendin. Megjithëse Abdullah ishte i bindur se mund të fitonte me zgjedhje normale, pasi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara ka bërë thirrje jo vetëm që zgjedhjet të mos bojkotohen nga votuesit, por mbi të gjitha i ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij “të mos dalin në rrugë dhe të mos zhvillojnë manifestime”.
Mesazhi i III: “tërheqja e Abdullah nuk vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve”.
Komuniteti ndërkombëtar e ka pritur më shqetësim këtë vendim i cili vë në vështirësi zgjedhjet në këtë vend ku është përqendruar një vëmendje dhe angazhim i konsiderueshëm. Në mënyrë të veçantë SHBA” kanë përqendruar një vëmendje specifike. Menjëherë sekretarja e shtetit Hilari Klinton ka reaguar duke thënë se: “Tërheqja nga gara e Abdullah nuk vë në dyshim legjtimitetin e procesit”. Mesazhi i III: SHBA ka reaguar ndryshe nga ç’mund të ishte menduar se SHBA do të ndërhynin për të mos lejuar zhvillimin e një gare pasi njëri nga kandidatët është tërhequr. Natyrisht që komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur nga ky vendim, i cili do të përfundonte me zgjedhjen e një presidenti më të dobët në krye të një shteti të fragmentuar dhe shumë të brishtë për shkak të ofensivës së talebanëve.
Mesazhi IV: Abdullah pret vendimin e Gjykatës së Lartë..
Situata është komplekse dhe mund të destabilizohej lehtësisht nga protestat popullore dhe përplasjet me talebanët. Procesi mund të konsiderohej ilegjitim pa asnjë vështirësi nga Abdullah. Nisur nga rëndësi dhe angazhimi komuniteti ndërkombëtar mund të kishte një sjellje ndërhyrëse të fuqishme në këtë proces. Por asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. Edhe në një vend me një situatë kaq komplekse sa Afganistani është gjykuar si rruga më e përshtatshme ajo institucionale dhe e respektimit kushtetues e ligjor. Mesazhi i IV: Vendimin se si do të vazhdojë procesi do ta marrë konform Kushtetutës Gjykata e Lartë.
Në vend të një krahasimi …
Shqipëria dhe Afganistani janë relativisht të pakrahasueshme. Edhe përsa i përket cilësisë së zgjedhjeve të fundit së paku po t’i referohemi raporteve të ndërkombëtarëve. Por sidoqoftë janë dy vende që komuniteti ndërkombëtar synon t’i fusë në familjen e vendeve demokratike. Pa asnjë dyshim Shqipëria një vend anëtar i NATO dhe shumë shpejt vend kandidat i BE është në një stad shumë më të avancuar dhe me një perspektivë krejt tjetër. Megjithatë, gjykoj se katër mesazhet e mësipërme nuk mund të neglizhohen për të mos thënë se janë një leksion nga të cilët mund të nxirren mësime… Ripërsëris që nuk ka asnjë ngjashmëri midis dy rasteve..