E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 pedagogë e sekserë, në pranga për korrupsion

TIRANE- Kanë përfunduar në pranga një grup prej 7 pedagogësh e sekserësh, të cilët akuzohen për korrupsion e mitmarrje. Polica e Tiranës kishte vënë nën hetim këtë grup pedagogësh e sekserë provimesh, prej muajsh. Pedagogët nën hetim, aktivitetin e tyre e kishin shtrirë pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku edhe ushtronin profesionin. Pas të dhënave të mbledhura nga policia në lidhje me aktivitetin e tyre, Gjykata e Tiranës ka lëshuar masën e arrestit shtëpiak për të 7 personat. Policia e Tiranës e zbatoi sot këtë vendim, ndërkohë që pritet të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të zbardhë edhe më shumë detaje të ngjarjes. Nuk dihet nëse do të bëhen public edhe emrat e pedagogëve apo sekserëve të ndaluar.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›