E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu nuk lëkundet: Reformat do vazhdojnë

PARIS- Kryeministri grek papandreu ka deklaruar që nga Parisi ku ndodhej për një takim me presidentin francez Nikolas Sarkozi, se qeveria e tij do të vazhdojë reformat dhe gjithë masat e nevojshme për të reduktuar deficitin buxhetor. Pavarësisht nga protestat e fundit, Papandreu tha se programi i stabilitetit do të zbatohet me cdo kusht. Komenett e tij u bënë pas grevës mbarëkombëtare të punonjësve të shërbimit civil në Greqi. Gjithë fluturimet u ndërprenë, zyrat publike dhe shkollat u mbyllën ditën e sotme në një protestë masive të thirrur nga sindikatat greke, kundër masave shtrënguese të Papandreut të cilat synojnë reduktimin e deficitit buxhetor. Papandreu ndodhet në Paris për të diskutuar krizën e thellë ekonomike që ka prekur Greqinë, pasi vendet e eurozonës janë shumë të shqetësuara nga fakti se situata në Greqi mund të shkaktojë probleme të mëdha për gjithë Europën. Tregjet financiare po luhaten nga shqetësimi se Bashkimi Europian do ti japë një paketë shpëtimi Greqisë, por brukseli e ka përsëritur vazhdimisht se qeveria socialiste greke duhet ta nxjerrë vetë vendin nga kriza. Berlini në fakt është në favor të një pakete ndihme për Greqinë, por kjo do të vendoset në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Europian. në rast se nuk arrihet një marrëveshje mes liderëve të BE-së, Greqisë mund ti jepen dhe paketa individuale në varësi të marëdhënieve dypalëshe mes shteteve anëtare. Presidenti francez sarkozi nuk ka bërë asnjë koment për mediat pas takimit me Papandreun. Deficiti buxhetor i Greqisë ka arritur në 12.7% dhe qeveria greke është e vendosur që në vitin 2010 ta reduktojë këtë deficit në 8.7% të prodhimit të brendshëm. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›