PS: Privatizimi i aseteve shtetërore për përfitimin e qeveritarëve
Partia Socialiste kritikon nismen me te fundit te kryeministrit Berisha per privatizimin e aseteve te mbetura shteterore. Erjon Brace tha se e gjitha kjo behet per perfitimin e qeveritareve dhe per te shlyer borxhin qe kjo qeveri ka bartur nga 2009-ta.
“PS vlerëson se të nxjerrësh në shitje gjithë pasurinë kombëtare të
vendit duke ëprfshirë edhe tokën në kushtet e krizës ekonomike nuk është
thjesht mungesë vizioni, por një krim i qëllimtë për të shitur dhe
blerë me të lirë nisur nga qëllime korruptive dhe përfitime të mëdha
personale në ikje e sipër nga pushtetit. Sali Berisha po nxjerr në
shitje gjithçka si garanci për borxhet e reja që do të marrë deri në
muajin maj në përputhje me skemën e tij të shlyerjes së borxhit me
borxh. Kjo është hipoteka e re e Sali Berishës. Sali Berisha ka thënë se
do të rrijë në pushtet deri në vitin 2035. Jam i bindur se borxhet do
ta mbysin” tha Brace.
Kryeministri Sali Berisha bëri publik dje gjatë një mbledhjeje me
ministrat e kabinteit planin e tij, i cili sheh privatizimin e
aseteve shteterore si nje burim kryesor per te grumbulluar parate per
demshperblimin e ish-pronareve dhe realizimin e objektivave te qeverise.
Shefi i qeverise deklaroi se ky vit do te jete percaktues per pothuaj
cdo gje qe ka mbetur pa privatizuar, pervec shkollave, spitaleve dhe
digave.
< I mëparshmi