E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tryeza” Rama: Berisha të vijë për të zgjidhur krizën duke hapur kutitë

FIER- Vendosmëri në zbardhjen e së vërtetës së zgjiedhjeve të 28 qershorit , përmes hapjes së kutive të votimit. Kërkesa e përsëritur e opozitës ka ardhur nga kreu i PS Edi Rama i cili ka vijuar turin e tij në Fier me panelin e gazetarëve dhe me anëtarët e socialistëve të këtij qyteti. Rama theksoi se ky tur bëhet në një kohë kur nga ana e mazhorancës nuk ka asnjë përpjekje për të pranuar kërkesën kryesore për hapjen e kutive. Megjithatë, tryeza e dialogut nën drejtimin e Presidentit Topi do të vendosë për fatin e tyre. “PD e ka refuzuar kategorikisht atë tryezë atëherë dhe sot shpresoj që të vijë në tryezë për të zgjidhur krizën dhe jo për ta zvarritur këtë problem. Ne e bëjmë këtë betejë për ti dhënë mundësi më në fund popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që janë të interesuar që të marrin pjesë në procesin demokratik që të zgjedhin lirisht. Në rast se tryeza nuk do të sjellë zgjidhjen e dëshiruar jo nga ne por nga të gjithë shqiptarët për të pasur zgjidhje të lira dhe të ndershme si një garanci të palëkundshme këtej e tutje, atëherë ne do të vazhdojmë me protestat .” thekosi Rama. Kreu socialist u shpreh se në tryezën e dialogut do të konsultohet dhe me grupimin Fronti për Shqipërinë ndërsa tha se do të merret në konsideratë edhe mendimi i ndërkombëtarëve për hetimin e zgjedhjeve. Duke u përqëndruara tek komisionerët Rama i cilësoi ata si të korruptuar. “Ne duam që zgjedhjet ti hetojmë bashkë me palën tjetër. Ne duam që zgjedhjet ti hetojmë edhe me praninë e monitorëve ndërkombëtarë, në sytë e gjithë popullit shqiptar. Kutitë e votimit duhet të hapen dhe gjithcka gjendet në to duhet të jetë transparente për të gjithë. Pa kutitë nuk mund të pretendosh se ke bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor. ne duam që në Shqipëri të mos ketë më komisionerë të cilët duke qenë se janë të bindur se gjitcka që mund të bëjnë mbetet e mbyllur në kutitë e votimit, të vazhdojnë të jenë pjesë e korrupsionit elektoral” tha Rama. Në deklaratat e tij të mëparshme Rama ka bërë të ditur se tryezat do të jenë në varësi të tryezës së dialogut që pritet të zhvillohet të shtunën. Në këtë turq ë ka nisur në Tiranë, Rama i është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me arsyet e bojkotit dhe qëndrimin e opozitës. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›