E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni shenohet dita e mesuesit

7 marsi, dita e mësuesit është shënuar me manifestime të shumta edhe në Maqedoni. Përderisa në solemnitetet e organizuara është madhëruar roli historik i mësuesit, punonjësit e arsimit shqiptarë në Maqedoni kanë shfrytëzuar këtë datë për të rikujtuar situatën e pavolitshme në të cilën ndodhet arsimi shqip.
Nga diskriminimi që ju bëhet janë ankuar edhe studentët shqiptarë në Shkup. Ata thonë se janë të diskriminuar madje edhe gjatë shfrytëzimit të bibliotekave për mësim. 
Për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet arsimi shqip në Maqedoni ka reaguar edhe opozita. Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar se edhe festa e sivjetme e mësuesit e ka gjetur në gjendje të mjerueshme arsimin shqip në Maqedoni.
Për gjendjen e rëndë të arsimit shqip në Maqedoni flet edhe fakti se ende ka shumë nxënës shqiptarë në Shkup, Strugë, Resnjë, Veles, Manastir, e Ohër, të cilët nuk e gëzojnë të drejtën elementare të mësojnë në gjuhën amtare, por janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›