Nis ndertimi i Tiranes moderne Europiane
Bashkia e Tiranës po jetëson çdo ditë projektet për zhvillimin e Tiranës. Një nga këto projekte që pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës është edhe zgjatimi i Bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës.
I lançuar nga kryebashkiaku Basha gjatë fushatës elektorale si projekt strategjik, zgjatimi i Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës nis të kthehet në realitet. Nesër në orën 9.00, në Akademinë e Arteve, 7 prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës paraqesin projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Studiot Arkitekturore: DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.
Po kështu, këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.
Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është zoti Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës.