7 të vdekur dhe 8 të plagosur në 24 orë
Në harkun e 24 orëve janë shënuar pesë aksidente rrugore, që kanë shtuar frikshëm bilancin e të vdekurve dhe të të plagosurve. Vetëm dje, në rrugët shqiptare kanë humbur jetën shtatë persona, si dhe kanë mbetur të plagosur tetë të tjerë, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, duke rrezikuar invaliditet të përjetshëm. Në këto aksidente janë përfshirë madje edhe vetë punonjës të policisë. Ndërkohë që viktimat janë të afërm, në pjesën më të madhe të tyre pjesëtarë të së njëjtës familje. Tragjeditë rrugore, që kanë marrë jetë njerëzish, por dhe që kanë lënë pas fatkeq e jetimë nuk kanë kursyer as fëmijët dhe as prindërit e tyre. Harta e aksidenteve shtrihet në të gjithë vendin. Vetëm në 24-orëshin e fundit përplasjet mes automjeteve dhe daljet nga rruga janë shënuar në Kavajë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona si dhe një i plagosur. Një tjetër familje emigrantësh thuajse është shuar krejtësisht, ndërsa ktheheshin për pushime në vendlindje. Babë e bir kanë mbetur të vdekur, ndërsa bashkëshortja me kunatën e drejtuesit të automjetit ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Një tjetër humbje e rëndë për familjen Arapaj, nga e cila ka mundur të mbijetojë vetëm një nga djemtë. Ndërsa i ati dhe vëllai 6-vjeçar të gjithë në të njëjtën makinë nuk kanë mundur t‘i shpëtojnë përplasjes.
Viktimat e djeshme i janë shtuar numrit të frikshëm të të aksidentuarve në rrugët shqiptare, të cilat, përveç rrezikut duket se nuk ofrojnë shumë. Sipas ekspertëve të policisë, por edhe specialistëve të fushës në një pjesë të madhe të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të mungesës së sinjalistikës, ndriçimit dhe infrastrukturës së munguar në shumë segmente. Nga ana tjetër, theksohet fakti se burim aksidentesh janë edhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor e sidomos shpejtësia mbi normat e lejuara dhe drejtimi i automjeteve në gjendje të alkoolizuar. Vera e këtij viti, me të drejtë, mund të konsiderohet e përgjakshme për sa i përket numrit të viktimave që kanë prerë udhën e tyre të jetës në rrugët shqiptare.
Fier
Makina e policisë hidhet në kanal
Atë e bir vdesin,
katër persona plagosen
Rreth orës 23:20 minuta të mbrëmjes së të martës në rrugën automobilistike Fier-Seman, një automjet i tipit "Mercedez Benz" me targa të Fierit FR 7239C, përplaset me një person që udhëtonte me biçikletë. Automjeti drejtohej nga 48-vjeçari, Xhevit Arapaj, dhe në të ndodhej edhe djali i tij, 20-vjeçari, Ledion Arapaj. Sipas policisë, mësohet se Xhevit Arapaj ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi të madhe dhe nuk e ka vënë re biçikletën me të cilën po qarkullonte një person rreth të 30-ave, që ishte shurdhmemec. Arapaj ka përplasur biçikletën fuqishëm dhe ka humbur kontrollin e makinës, duke bërë që kjo e fundit të fluturojë në një kanal anësor të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për atë e bir. Ata janë plagosur rëndë dhe nga banorët e zonës pranë janë transportuar për në drejtim të spitalit rajonal të Fierit. Së bashku me ta është transportuar edhe personi që ishte me biçikletë. Si shkak i plagëve të rënda, edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, atë e bir përkatësisht 48 dhe 20 vjeç, nuk mundën t‘i shpëtonin vdekjes. Sipas mjekëve mësohet se ata kanë gjetur vdekjen rreth 40 minuta pas mbërritjes në spital. Por gjatë aksidentit është përfshirë në përplasje edhe makina e ekspertëve të policisë, Fier. Kjo e fundit kishte shkuar për ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ndriçimi i munguar në rrugë ka bërë që të përplaset nga një makinë tjetër, që udhëtonte me shpejtësi. Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por automjeti i policisë është batuar në kanal dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.
Ndërsa disa orë më vonë, i plagosuri i këtij aksidenti, personi që udhëtonte me biçikletë, ka dalë nga gjendja kritike për jetën. Autor për këtë aksident, sipas policisë, mësohet se është viktima Xhevit Arapi.
Aksidenti i rëndë ndodhi dje në mesditë në Qerret të Kavajës
Përplaset autoboti me veturën,
tre të vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kavajë, ku të vdekur kanë mbetur tre persona, ndërsa një tjetër është plagosur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kavajë-Plepa, pranë Qerretit, kur një mjet me targa të huaja është përplasur me një autobot uji. Bilanci tragjik ka kujtuar edhe një herë javët e fundit të korrikut dhe me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kavajës dhe ato të seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave nga policia, një autobot uji është përplasur me një makinë tip "Golf" me targa greke, e cila ishte fatale për tre udhëtarët e autoveturës. Aksidenti ka ndodhur dje në mesditë dhe mendohet se ka ardhur nga shpejtësia. Nga burimet policore u bë e ditur se viktimat janë Çelik Dashi, 31 vjeç, Fatjona Alloi, 27 vjeçe, ndërsa mbetet e paidentifikuar një grua e moshës rreth 50 vjeçe. Të gjithë viktimat ndodheshin në mjetin me targa greke. Ndërsa Fatmir Alliu ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së fortë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshimet e para janë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe tejkalim shpejtësie. Ka qenë Fatmir Alliu që, në gjendje të rëndë shëndetësore, tregoi emrat e dy prej pasagjerëve. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar drejtuesin e autobotit të ujit, i cili është marrë në pyetje për këtë ngjarje të rëndë. Policia tha se deri në orët e vona të mbrëmjes ende nuk ishte përcaktuar fajtori i aksidentit të rëndë, për këtë arsye nuk është lëshuar as ndonjë masë arresti. Megjithatë janë njoftuar familjarët e viktimave, me të cilët është punuar edhe për identifikimin e viktimës së tretë. Aksidentet kanë përgjakur rrugët e Shqipërisë kohët e fundit. Në një hark kohor prej pak ditësh dhjetëra aksidente u shënuan në autostradat e vendit. Policia shtrëngoi masat në këtë drejtim duke shumëfishuar numrin e policëve në rrugë dhe duke shpërndarë fletushka me udhëzime. Ble. Gi.
Ballsh
E zë gjumi në timon
përplaset me murin e betonit
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së mërkurës në rrugën Ballsh-Fier, në afërsi të qytezës së Patosit, një automjet me emigrantë që kthehej nga Greqia është bërë objekt aksidenti.
Drejtuesi i makinës, Qemal Bushi, si shkak i përgjumjes ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me një mur betoni që rrethonte një objekt anësor të rrugës kombëtare Ballsh - Fier. Së bashku me të, në makinë, ndodheshin edhe dy djemtë e tij, Marigleni dhe Orlandi, ky i fundit gjashtë vjeç.
Të tre personat mësohet se janë plagosur rëndë dhe makinat e tjera që përshkonin këtë rrugë kombëtare u kanë dhënë atyre ndihmën e parë, duke i dërguar në spitalin e Fierit. Konfirmohet se familja e emigrantëve gjendet ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit dhe plagë më të rëndë ka marrë drejtuesi Qemal Bushi, si dhe djali i tij 6-vjeçar, i cili ka thyer gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme. Ata ktheheshin për pushime nga Greqia dhe ishin banorë të Ulzës së Matit.
Është tepër i lartë numri i emigrantëve të cilët gjatë pushimeve në atdhe pësojnë aksidente të rënda rrugore. Një fakt i tillë, pohojnë ekspertët, vjen edhe si pasojë e ndryshimit të standardeve të infrastrukturës.
Sarandë
Emigrantët, vdesin
babai dhe foshnja 1 vjeç
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave të një familjeje ka ndodhur të mërkurën paradite në Filipiadhë të Janinës. Burime policore nga Janina bëjnë të ditur se paraditen e së mërkurës, në vendin e quajtur Filipiadhë, në afërsi të Janinës, duke udhëtuar për në drejtim të Kakavijës, është rrëzuar mjeti që drejtohej nga shtetasi Aleksandër Mako. Si pasojë, ai ka gjetur vdekjen. Bashkë me të ka mbetur e pajetë edhe foshnja e tij njëvjeçare. Mësohet se kanë shpëtuar bashkëshortja e shoferit, si dhe kunata e tij, të cilat janë transportuar për në spitalin e Janinës, në gjendje të rëndë.
Mësohet se familja Mako, prej vitesh e emigruar në Greqi, ishte nisur për të kaluar pushimet verore në fshatin e origjinës, në Livadhja të Sarandës. Por ky udhëtim është shndërruar në tragjedi për familjen Mako, nga e cila tashmë ka mundur të mbijetojë vetëm bashkëshortja e drejtuesit të automjetit.
Tiranë
Pranga, aksidentoi
një grua të moshuar
Një person tjetër është plagosur rëndë në Tiranë nga aksidentet rrugore, ndërkohë që policia ka prangosur drejtuesin e mjetit që e shkaktoi atë. Sipas policisë, nga specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve u arrestua Saimir Canaj, 22 vjeç. Ndalimi i tij u krye, sepse dje, rreth orës 09.45, duke qarkulluar në rrugën "Myslym Keta" me automjetin tip "Fiat", me targë të huaj BR 135 XH, ka aksidentuar këmbësoren Lumnie Naxhaku, 66 vjeçe, banuese në Tiranë. E dëmtuara, në momentin e përplasjes, po tentonte të kalonte nga njëri trotuar në tjetrin. Sipas policisë, e aksidentuara u dërgua menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet në reanimacion dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Uniformat blu detajuan se edhe për këtë rast u kryen veprimet hetimore dhe materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".