Fotovoltaiku fillon të prodhojë energji në Itali
Kompania italiane "Enel" deklaroi se ka vënë në punë një park me energji diellore në Montalto di Castro, Itali. Me një kapacitet prej 6 MW, ky është parku me energji diellore më i madh në Itali, dhe një ndër më të mëdhenjtë në Europë. Kjo vepër i bashkohet një tjetre vepër të "Enel"-it në Itali. Bëhet fjalë për parkun 3.3 MW në Serre Persano (Salerno), i cili është i pari park i madh me energji diellore në Itali, i përuruar më 1993 dhe që vazhdon të jetë funksional.
Parku diellor në Montalto di Casto, i cili shtrihet në një hapësirë prej 10 hektarësh, do të prodhoj 7 milionë kwh në vit, e mjaftueshme për të furnizuar me energji 2,700 shtëpi. Energjia e prodhuar në Montalto do të shmangë emetimin e gati 5,000 tonë dioksid karboni në vit.
Parku u projektua dhe u ndërtua nga "Enel.si", i cili sot, nëpërmjet rrjetit të vet, kur bëhet fjalë për energjinë diellore, përdoret si pikë referimi, si nga bizneset ashtu dhe nga konsumatorët. Kompania ka instaluar panele diellorë prej më shumë se 80 MW, për përdorim industrial apo dhe shtëpiak.
Panelet e përdorur për stacionin energjetik janë prodhim i "Sharp".