E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Buxheti 2009, rekord historik

Qeveria e cilëson buxhetin 2009 si më të mirin e mundshëm, i krijuar falë rezultateve pozitive në dogana dhe tatime. Ministri i Financave tha dje, për mediat, se "buxheti 2009 jo vetëm është më i madhi i miratuar historikisht, por është një buxhet me strukturën më të mirë të formuar ndër vite dhe që mbështet zhvillimin e shpejtë të ekonomisë". Deklarata e ministrit vjen në formë reagimi ndaj akuzave të opozitës, e cila e konsideron buxhetin 2009 një supermashtrim të qeverisë "Berisha". Sipas Bodes, rritja e të ardhurave në buxhetin 2009 me 300 milionë euro, është pjesë e tendencës pozitive të tre viteve të mëparshme, kur të ardhurat nga tatimet e taksat u rritën me 4 pikë përqindje të PBB, edhe pse taksat janë përgjysmuar tërësisht, ndërkohë që në 4 vitet e qeverisjes të socialistëve u zvogëluan me gjysmë pikë përqindjeje mbi PBB.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›