KESH: TEC-i i Vlorës,puna nis në qershor
KESH ka njohur dje median rreth ecurisë së punimeve të TEC-it të Vlorës, të cilat nisin në qershor. Për kreun e KESH-it, Gjergj Bojaxhi, vazhdon të mbetet tepër e rëndësishme njohja e publikut me impaktin që krijon TEC-i në mjedis, por edhe punën e bërë në drejtim të rikthimit të gjendjes që zona kishte para se të nisnin gërmimet. Projekti është në fazën e kolaudimeve të fundit teknike dhe turbina e TEC-it parashikohet të vihet në punë në javët e para të qershorit. Gazetarët vizituan zonën që është pyllëzuar në kuadër të projektit, ku janë mbjellë gjatë sezonit të mbjelljeve mbi 750 rrënjë pemë të reja. TEC-i ka kapaciteti 97 MW, me vlerë investimi rreth 92 milionë euro. "Në territorin e TEC-it të Vlorës, KESH-i po ngre një Qendër për Edukimin për Energjinë, që do të jetë në përdorim të shkollave të Shqipërisë për të edukuar brezin e ri me dijen bashkëkohore të problematikës ‘energji‘, si një sfidë e shekullit 21", tha Bojaxhi.