E Shtunë, 31 Tetor 2026

AVA përfundon caktimin e bar-kodeve për çdo maturant

Hartohet lista me kodet identifikuese për të gjithë kandidatët që këtë vit do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në universitetet publike të vendit. Secili prej maturantëve do të ketë një numër unik identifikimi, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve, për të bërë lidhjen e pikëve të arritura me emrin e kandidatit që është përfshirë në garën e pranimeve për në universitet. Bazuar në të dhënat e dorëzuara në lidhje me aplikimet e kryera nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër (nëpërmjet plotësimit të Formuarit A1), Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve (AVA), tashmë i ka pajisur të gjithë këta aplikues me një numër të caktuar regjistrimi. Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e provimeve të maturës për këtë vit, që nga 2 maji AVA ka dërguar pranë komisioneve të maturës të ngritura në drejtoritë arsimore të çdo rrethi njoftimin ku jepet numri i regjistrimit për çdo nxënës, si dhe të dhënat e tjera identifikuese të tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›