E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nano, president mbi palet. Nuk eshte kandidature e PS Elja Zotka

Ne Komisionin e Ligjeve, PS ka dhene konsensusin per miratimin e projektligjit per ngritjen e Gjykates Administrative, nderkohe ka dhe nje vullnet te shprehur per t'u votuar ky projektligj edhe ne Kuvend. Pse tani dhe jo dy vjet me pare votimi i ketij projektligji?

Jo, e verteta eshte qe ne momentin qe ky ligj hyri ne diskutim, nuk ishin kushtet per te bere nje diskutim konstruktiv dhe per me teper behej fjale per nje projekt, i cili duhej shtjelluar mire ne nje proces gjitheperfshires qe ne praktikisht kemi marre persiper qe ta bejme te mundur.

Tani qe ju thoni se jane pjekur kushtet, eshte djegur fondi prej 16 milione dollaresh qe USAID nepermjet projektit "Sfida e Mijevjecarit" i kishte akorduar qeverise shqiptare per ngritjen e kesaj gjykate. A ndiheni ne nje fare menyre pergjegjes qe tani kete fature do t'ia faturoni taksapaguesve shqiptare?

Une nuk besoj se gjerat jane pikerisht keshtu dhe per me teper eshte shume e rendesishme, qe askush te mos harroje se procesi i integrimit dhe marrja e statusit te vendit kandidat per Shqiperine, eshte nje proces dhe nje hap kaq i rendesishem perpara, sa nuk mund te lidhet thjeshte me cka ne miratojme ne leter, por lidhet me cka ne realitetin e gjerave inplementohet.

Eshte thjesht koincidence konsensusi qe do te jepni ju per Gjykaten Administrative, apo lidhet me viziten tuaj te afert ne SHBA? Ka shume zera qe thone se kjo po behet thjesht per disa foto me zyrtaret e larte te SHBA...

Kjo nuk ka asnje lidhje. Vizita ime ne Uashington eshte planifikuar kohe me pare, nderkohe qe Gjykata Administrative eshte futur ne rendin e dites se Komisionit te Ligjeve vetem pak dite me pare, keshtu qe eshte pjese e nje procesi te dakordesuar me pare me partneret europiane.

Tentuat te bllokoni si grup parlamentar miratimin e Kodit Penal ne parlament, vota ishte surprize nga ana e grupit parlamentar te PS-se, duke pasur parasysh qendrimin qe u mbajt nga grupi ne komisionin e Ligjeve. Ishte nje vendim i minutes se fundit ai per ta votuar Kodin Penal?

Diskutimi ne kete komision ishte nje diskutim real, i vertete dhe jo nje diskutim fasade, apo nje farse. Ngecen ne nje pike qe per ne ishte shume e rendesishme, luftuam deri ne minuten e fundit qe ajo te behej pjese e konsensusit dhe ne momentin e fundit kur pala tjeter refuzoi midis rrezimit te te gjithe ligjit dhe pajtimit, me faktin se ne ate pike ne nuk arritem dot te merrnin konsensusin, ne zgjodhem te dyten, sepse ishte me e rendesishme qe te kalohej Kodi Penal sesa te futeshim pastaj ne nje proces tejet te ngaterruar. Te gjitha gjerat qe lidhen me marrjen e statusit te vendit kandidat per shkak te asaj pike qe ishte e rendesishme dhe mbetet e rendesishme.

Vitin e kaluar ne progres-raport u vleresua se shkak kryesor qe na u refuzua statusi ishte mungesa e vullnetit politik dhe ne menyre te vecante bojkoti i opozites. A pranon opozita pergjegjesite e saj per kete refuzim?

Une nuk besoj se arrijme tek e verteta, nese nxjerrim nga konteksti nje element te nje raporti qe eshte i gjate dhe qe eshte shteruar lidhur me arsyet pse Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat. Bojkoti ishte nje pike, e cila, sigurisht, perbente nje problem per kendveshtrimin e Komisionit Europian, por ama te mos harrojme se jane dhjetera e dhjetera pika te tjera, te cilat jane tejet problematike per Shqiperine dhe kane te bejne me qeverisjen, kane te bejne me funksionin e institucioneve dhe me radhe, te cilat nuk kane te bejne me opoziten.

Vetem 4 muaj na ndajne nga zgjedhjet presidenciale. Ju z. Rama keni kerkuar nje president konsensual. A ka PS nje kandidat te saj, pervec Fatos Nanos, qe ka shfaqur ambicien e tij per president?

Fatos Nano nuk eshte kandidat i PS-se, eshte nje figure politike, e cila ka shfaqur ambicien per te qene nje kandidat mbi palet. Eshte nje figure politike qe ka shpallur nje ambicie, por nuk eshte kandidat i PS-se.

Nuk do ta mbeshtesni ambicien e tij?

Nuk thashe kete, thashe qe ai ka shpallur nje ambicie si nje figure mbi palet. Ka kohe qe eshte distancuar nga PS-ja, ka kohe qe nuk e perfaqeson PS-ne, ne kerkim te nje profili qe ai ka zgjedhur dhe tentuar ta misheroje. Sesa e ka misheruar kjo pastaj eshte ceshtje e gjykimit te paleve dhe sot nuk jemi ne diten e gjykimit.

Pati shume pakenaqesi vendimi juaj, z. Rama, per te bere nje rikonfigurim te anuarve te kryesise te deleguar neper qarqe?

Se pari, kjo nuk eshte e vertete. Se dyti, ne rast se ju doni te dini me shume dhe doni te kontribuoni qe kjo te behet me mire, une pergjigjen e kam standarde per te gjithe, merrni karten e anetaresise se PS-se dhe behuni pjese e familjes politike, ne te kundert pastaj ky mbetet nje kuriozitet normal per profesionin tuaj, por qe nuk perben asnje arsye qe une te humbas kohen time dhe te telespektatoreve tuaj per t'u marre me kete ceshtje.

A ka dhene z. Brace doreheqjen nga Kryesia, per shkak te ketyre pakenaqesive?

Une e dhashe pergjigjen time, por perseri une them se kjo eshte e pavertete.

Po afrojne zgjedhjet e 2013-s, nese do te kete serish nje humbje dhe PS do te jete serish ne opozite, do te jepni doreheqjen si kryetar i kesaj force politike?

Nese-ja eshte nje fjale, per te cilen ne kemi nje fjale tjeter pastaj, por une jam i bindur se tashme eshte e pamundur qe qeveria dhe kryeministri te marrin nje mandat te trete per 1001 arsyet qe lidhen me gjendjen e Shqiperise, ate cka jetojne sot familjet shqiptare, per shqiptaret ka kohe qe ka ardhur koha e ndryshimit dhe koha per ndryshim ka ardhur si nje kambane e forte qe do te zgjoje dhe shumekend nga ata qe deri dje kane menduar se mund te qendrohet dhe jashte ketij procesi, dhe gjerat mund te shkojne mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›