700 miliardët, 1/10 në xhepin e bankierëve
Punonjësit financiarë në
bankat kryesore të Wall
Street do të marrin pagesa
e bonuse me një vlerë prej 70
miliardë dollarë nga paleta e
shpëtimit e propozuar nga zyra
e shefit të Thesarit, Pulson. Një
pjesë e mirë e kësaj shumë të jashtëzakonshme
parash do të përdoret
për bonuse e shpërblime
për punën e bërë deri më tani
nga ekzekutivët e bankave, pavarësisht
se ata janë pjesë e shkaktarëve
të krizës së paparë, në
të cilën është zhytur sistemi financiar
botëror, e cila nuk ka të
krahasuar as me krizën e vitit
1929. Stafi i 6 bankave, përfshi
Goldman Sachs, ish-banka ku ka
punuar shefi i Thesarit, Pulson,
si dhe Citygroup do të marrin të
gjitha shpërblimet si më parë,
pavarësisht se janë përfituese të
paketës së shpëtimit të qeverisë
amerikane prej 700 miliardë
dollarësh, për shkak të momentit
të tyre shumë të vështirë.
Kjo paketë, e cila u miratua pas
një rivotimi në Kongresin amerikan
ka nisur të ngjallë shumë
kritika, një pjesë e të cilave kanë
të bëjnë pikërisht me shumat e
mëdha të parave që do të shkojnë
sërish në xhepat e drejtuesve
të bankave. Një nga kushtet
e marrjes së këtyre parave
nga ana e bankave, ishte që pagat
e drejtuesve dhe shpërblimet
e financiarëve të ndryshëm të
ishin shumë të kufizuara, por, siç
duket, ky kusht ka të ngjarë të
injorohet. Shumat e mëdha që
do të shpenzohen edhe këtë vit
për shpërblimet dhe bonuset
nga firmat e Wall Street duket se
nuk do të kenë aspak parasysh
dështimet e mëdha të bankave
dhe situatën e tyre aktuale, por
me to do të procedohet sikur të
mos kishte ndodhur asgjë. Aksionet
e Goldman Sachs dhe Citygroup
kanë rënë me 45% që
nga fillimi i vitit. Merrill Lynch
dhe Morgan Stanley kanë kapur
shifrën 60% të rënieve të aksioneve
të tyre, ndërkohë që JP MorganChae
ka rënë me 64% dhe
Lehman Brothers shpalli falimentin.
Ndërkohë, asnjë nga
bankat nuk ka deklaruar zyrtarisht
në lidhje me planet e tyre të
shpërblimeve, por burimet pas
skene, sipas të përditshmes britanike
"The Guardian" bëjnë të
ditur se pagat e punonjësve të
bankës janë jashtëzakonisht të
larta dhe bonuset edhe më të
larta.
bankat kryesore të Wall
Street do të marrin pagesa
e bonuse me një vlerë prej 70
miliardë dollarë nga paleta e
shpëtimit e propozuar nga zyra
e shefit të Thesarit, Pulson. Një
pjesë e mirë e kësaj shumë të jashtëzakonshme
parash do të përdoret
për bonuse e shpërblime
për punën e bërë deri më tani
nga ekzekutivët e bankave, pavarësisht
se ata janë pjesë e shkaktarëve
të krizës së paparë, në
të cilën është zhytur sistemi financiar
botëror, e cila nuk ka të
krahasuar as me krizën e vitit
1929. Stafi i 6 bankave, përfshi
Goldman Sachs, ish-banka ku ka
punuar shefi i Thesarit, Pulson,
si dhe Citygroup do të marrin të
gjitha shpërblimet si më parë,
pavarësisht se janë përfituese të
paketës së shpëtimit të qeverisë
amerikane prej 700 miliardë
dollarësh, për shkak të momentit
të tyre shumë të vështirë.
Kjo paketë, e cila u miratua pas
një rivotimi në Kongresin amerikan
ka nisur të ngjallë shumë
kritika, një pjesë e të cilave kanë
të bëjnë pikërisht me shumat e
mëdha të parave që do të shkojnë
sërish në xhepat e drejtuesve
të bankave. Një nga kushtet
e marrjes së këtyre parave
nga ana e bankave, ishte që pagat
e drejtuesve dhe shpërblimet
e financiarëve të ndryshëm të
ishin shumë të kufizuara, por, siç
duket, ky kusht ka të ngjarë të
injorohet. Shumat e mëdha që
do të shpenzohen edhe këtë vit
për shpërblimet dhe bonuset
nga firmat e Wall Street duket se
nuk do të kenë aspak parasysh
dështimet e mëdha të bankave
dhe situatën e tyre aktuale, por
me to do të procedohet sikur të
mos kishte ndodhur asgjë. Aksionet
e Goldman Sachs dhe Citygroup
kanë rënë me 45% që
nga fillimi i vitit. Merrill Lynch
dhe Morgan Stanley kanë kapur
shifrën 60% të rënieve të aksioneve
të tyre, ndërkohë që JP MorganChae
ka rënë me 64% dhe
Lehman Brothers shpalli falimentin.
Ndërkohë, asnjë nga
bankat nuk ka deklaruar zyrtarisht
në lidhje me planet e tyre të
shpërblimeve, por burimet pas
skene, sipas të përditshmes britanike
"The Guardian" bëjnë të
ditur se pagat e punonjësve të
bankës janë jashtëzakonisht të
larta dhe bonuset edhe më të
larta.