Partitë, transparenca ende në pikëpyetje
Teksa po përpiqet të vendosë pak rregull ligjor në hetimin e financimit të partive në fushata zgjedhore, politika ende ka lënë pas mjaft dobësi. Transparenca e financimit dhe donacioneve që përfiton një parti politike në fushatat zgjedhore nuk e zgjidh çështjen. Vitet e fundit është shfaqur edhe më dukshëm fenomeni i partive që në vijimësi janë në aksion politik. Si të tilla, ato në çdo periudhë jozgjedhore shpenzojnë shuma të mëdha parash, burimet e të cilave mbeten të dyshimta.
Problemi
"Shëtitjet" politike të funksionarëve të ndryshëm në pozitë dhe opozitë janë vënë re dukshëm gjatë viteve të fundit. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë që pas ardhjes në krye të partisë një tur dialogu me shqiptarët. Nismë që vijon ende të zhvillohet edhe në këto muaj deri në zgjedhje. Përtej kësaj, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon gjithashtu takime të shpeshta elektorale. Fenomeni është parë dukshëm edhe në krahun e shumicës qeverisëse, teksa Kryeministri apo kryeparlamentarja nuk hezitojnë të shëtisin. Paçka se në shumicën e rasteve vizitat e tyre në thelb politike lidhen me postin që mbajnë në krye të shtetit. Kjo ndodh edhe pse ligji thotë qartësisht se strukturat dhe mjetet e shtetit nuk duhet të përfshihen në fushata partiake. Turi i kreut të qeverisë, Sali Berisha, "Shqipëria në NATO" më shumë ka qenë një tubim me mbështetës të së djathtës dhe konkretisht Partisë Demokratike. Ligji për partitë politike njeh si fushatë zgjedhore vetëm atë që zhvillohet në periudhat që përkojnë në pragzgjedhjet lokale, apo parlamentare qofshin. Sakaq, partitë kanë filluar gjithnjë e më tepër të konceptojnë ekzistencën e tyre si një fushatë e vazhdueshme me zgjedhësit. Ky fakt çon padiskutim te problemi i financimit të partive në periudha jozgjedhore. Sipas të gjitha raporteve vendase dhe të huaja, rezulton se subjektet politike veprojnë në ilegalitet dhe errësirë financiare. Edhe nëse do të vendoset në legjislacion një mekanizëm kontrolli për financat në fushata zgjedhore, rrezikon të mbetet jashtë fokusit periudha jashtë kësaj.
Ligji
Në ligjin Nr. 8580, datë 17.02.2000 dhe konkretisht në nenin 16 thuhet se partitë politike janë persona juridikë. Ato kanë pasuri për kryerjen e veprimtarisë së tyre. Partitë politike kanë mjetet e tyre të propagandës, si dhe institucionet përkatëse realizuese të tyre. Në nenin 17 përcaktohet se burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga: kuotat e anëtarësisë; çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme; ndihma financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit, të miratuar me ligj nga Kuvendi. Shteti ndihmon materialisht partitë politike në kohën e krijimit të tyre. Ndihma jepet menjëherë pas regjistrimit dhe është 100 000 lekë.
Kodi Zgjedhor
Kufizohen oraret e reklamave politike
Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit, para datës së zgjedhjeve, përfshi edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit. Ky është rregulli që pritet të sanksionohet në Kodin e ri Zgjedhor brenda muajit tetor. Publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore duhet të përfshijë edhe emrin e organizatorit të sondazhit, porositësin e tij, numrin e personave të intervistuar, probabilitetin e gabimit, si edhe periudhën e zhvillimit të sondazhit. Mësohet se është në diskutim heqja e paragrafit që ndalon propagandën në favor ose kundër një kandidati, apo subjekti tjetër zgjedhor nga ana e të huajve. Sa u takon materialeve propagandistike, organet e qeverisjes vendore caktojnë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike. KQZ-ja miraton me udhëzim të veçantë kriteret për përzgjedhjen e këtyre vendeve. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit. Me ligj pritet të sanksionohet se reklamat politike të subjekteve zgjedhore duhet të transmetohen ndërmjet intervaleve kohore nga 15.00 deri në orën 17.00 dhe nga ora 22.00 deri në 24.00 të programit ditor. Reklamat për kandidatët për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore llogariten në kohën e subjektit politik që ata përfaqësojnë. Reklamat e institucioneve publike llogariten në kohën e subjektit politik, të cilit i përket titullari i institucionit. Subjekti zgjedhor, që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë. Botuesi, ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore, gjobitet nga KQZ-ja me 2 000 000 lekë. Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk e pezullon ekzekutimin e gjobës. Dhjetë ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore, KQZ-ja ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik e ato private. Bordi i Monitorimit të Medias e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin zgjedhor. Për kryerjen e monitorimit, Bordi shfrytëzon kapacitetet teknike që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Për transmetuesit vendorë që nuk mbulohen nga mjetet monitoruese të KKRT-së, Bordi cakton monitorues vendorë.