Te malazezët e Liqenit
Eh, ça italian jam unë! Unë jam
mesap". Mimmo Gianfreda ësh
të vërtet italian, të paktën për nga
vendlindja e shtetësia. Muzikant, i lindur
në Brindisi, "qytetar i botës", sikurse
i pëlqen të quajë veten, Mimmo entuziazmohet
kur merr vesh në Tiranë se,
të nesërmen, herët në mëngjes, do të
nisemi për në Vrakë, për në zonën në
anë të Liqenit të Shkodrës, ku banojnë
ende fshatarë e peshkatarë, që flasin një
gjuhë të vjetër sllave dhe e quajnë veten
malazezë. Mimmo ka udhëtuar
shumë nëpër Shqipëri. Këtë pjesë të "atdheut
të tij të dytë" nuk pasur rastin ta
shohë dhe prandaj shpreh dëshirën të
vijë me ne. Mali i Zi ka vetëm pak ditë
që e ka njohur Republikën e Kosovës
dhe kjo ka shkaktuar një turbullirë që
mezi po shuhet. Eshtë rasti të shkojmë
edhe një herë në ato anë, buzë liqenit.
Janë vende të mbushura me histori, por
hera-herës edhe termometra të klimës
politike.
Për koincidencë, pika e takimit për
t‘u nisur është "Rruga e Durrësit", pikërisht
atje kur dikur ishte ambasada e RSF
të Jugosllavisë së Titos. Thjesht qëllon
kështu, njëri prej nesh banon fare afër.
Por kjo koincidencë i hap udhën që në
të gdhirë disa historive të vjetra, që na
bëjnë ta kalojmë më shpejt rrugën,
tashmë të shkurtër, që ndan Tiranën
nga Shkodra. Në orët e para të mëngjesit
jemi në kryeqendrën e Veriut. Nuk
është më ai qyteti i trishtë e i grinjtë që
na bënte të trishtoheshim para disa
vitesh. Rrugët e rregulluara dhe portretet
e njerëzve të zënë me punë na lenë
përshtypje të mirë. Më shumë nga të
gjithë flet Mimmo. Jo thjesht se është
"mesapo-italian", porse, duke qenë
muzikant me Shkodrën, e lidhin shumë
kujtime.
Sveta Trojica dhe
Trinija e Shenjtë
Në Bahçallëk, dikur një fshat i afërt
dhe tash lagje periferike e Shkodrës,
kalojmë shpejt. Sikur të ndalonim, do
të bënim një gabim të madh. Këtu kemi
kaq shumë miq sa që fati i reportazhit
mbase do të ishte vendosur një ditë më
pas. Makinat shkojnë e vijnë mbi rrugën
më të rëndësishme që lidh dy republikat
kufitare. Duket se tregtia nga të dy
anët e kufirit është duke shkuar mbarë,
me gjithë telashet e fundit në sheshet e
Podgoricës. Makina kapërcen mbi një
përrua krejt të tharë. Askush nuk ia vë
veshin këtij përroi përherë pa ujë. Të
gjithëve u duket një grumbull gurësh,
dhe aq. Në fakt, dikur ky përrua fiksonte
ndarjen e kufijve të fshatit, të cilit i
ka dhënë emrin.
Në hyrje të Vrakës, dëgjohet vetëm
një muzikë, që vjen nga një lokal në anë
të rrugës. Disa djem fare të rinj po tymosin
qetësisht cigare, teksa dëgjojnë
radio "Cerno Gore", që transmeton
muzikë "nashke", sikurse i thonë në
këto anë muzikës popullore sllave. Na
përshëndesin me mirësjellje njësoj
sikur të jemi miq të vjetër dhe janë të
gatshëm të na ndihmojnë, porse heshtin,
teksa radioja jep të dhënat e fundit
nga Podgorica. Shumë prej tyre kanë
njerëz matanë kufirit, andej kanë shkuar
e shkojnë edhe vetë të punojnë në
punë të ndryshme. Por lajmet
mbarojnë shpejt dhe djemtë e Vrakës u
përgjigjen sërish pyetjeve tona. Pesë
vjet më parë, kishim ardhur për të
njëjtën punë këtyre anëve. Shumë prej
njerëzve që patëm njohur atëherë, ose
nuk jetojnë më, ose kanë shkuar me
gjithë "shpi" në Podgoricë. Djemtë
ngrenë supet. Eshtë paradite, njerëzit
janë në punë. Vetëm gratë dhe fëmijët
rrotullohen në rrugët e fshatit në këtë
orë. Atëherë vendosim të bëjmë një xhiro
nëpër fshat.
E para gjë që na bën përshtypje është
kisha e madhe, por e heshtur e fshatit.
Eshtë një kishë ortodokse, sikurse janë
shumica e banorëve të këtyre anëve. Neve
na bën përshtypje jo vetëm qetësia e
thellë që e rrethon atë, por edhe një
mbishkrim mbi një mozaik i shkruar që
në ballë të kishës: "Sveta Trojica - Trinija
e Shenjtë", është shkruar në dy gjuhë, shqip
dhe sllavisht. Nuk na ka ndodhur
shpesh që të lexojmë mbishkrime dygjuhëshe
mbi kishat e sotme. Më vonë do të
mësojmë se kjo kishë është një kishë pa
prift. Shërbesat i kryen këtu një prift që
vjen nga Podgorica, sa herë që ka ndonjë
rast të shënuar, më së shumti për "Sveti
Petkon" shenjtin mbrojtës të fshatit.
Tek oborri i Milos
Nga kisha depërtojmë nëpër rrugicat
e fshatit, andej nga shkon rruga për në
buzën e liqenit. Disa porta të mëdha të
drunjta duket se "fshehin" shtëpi, në të
cilat nuk banojnë më njerëz prej vitesh.
Si të gjitha dyert e kyçura, edhe këto të
Vrakës, se ç‘të lenë një shije të hidhur
nga pas. E ndërsa ecim nëpër rrugë
duke u përshëndetur me plaka që na
buzëqeshin, duke na thënë "Dobar
dan", kemi takuar më në fund Leonardin.
Ky është një djalë fare i ri. Eshtë në
vitin e dytë të shkollës së mesme, por
duket se mendjen e ka gjetiu. "Shkollën
asht mirë me e pasë - na thotë në një
dialekt krejt të pastër shkodran - po ktu
ku jena ça duhet shkolla?! A duhet shkolla
me majtë lopë?", më kot rrekemi
ne dhe Mimmo "mesapi" se "Shkolla
duhet se s‘bën" se "vetëm kështu do të
shpëtojë nga të ruajturit e lopëve", se….
Leonardi tashmë e ka ndarë mendjen.
"Kush shkoi andej - bën me kokë ai nga
kufiri - e kapi veten. Na qi metme, metme".
Leonardi pyet një copë herë në gjuhën
e tij ndër porta gjysmë të hapura
dhe kthehet duke rrudhur krahët. Të
gjithë janë o në Shkodër, o në
Podgoricë. "Po mos u mërzitni se e kam
nji shpresë me taku nonji prej burrave",
thotë djali i mirë, duke vazhduar të na
shoqërojë nëpër fshat, ku nuk dëgjohet
tashmë asgjë. Dhe kështu kemi mbërritur
para një oborri të madh. Një burrë
prezantohet sakaq. Eshtë i zoti i shtëpisë,
Konstantin Brajoviç. "Shkurt më
thrrasin Milo", na fton ai të futemi brenda.
Milo është një burrë i fortë, me sytë
bojë qielli dhe me flokët biondë. Në skaj
të oborrit të tij mërzejnë dhjetëra kokë
dele. Kjo është puna kryesore e Milos:
blegtoria. Nuk është larguar asnjëherë
për fare nga shtëpia e tij. "Kur janë hapë
kufijtë, shumë prej nesh, a ma mirë me
thanë tanë fshati, kanë ikë në Jugosllavi.
I kanë pritë n‘fillim nëpër kampe refugjatësh.
Kush ka pasë njerëz të vet asht
strehu te ata. Ma vonë nji pjesë e kanë
çu n‘Kosovë. Kjo nuk i ka pëlqy shumë
prej fshatit tonë dhe kshtu kanë vendosë
disa me ardhë prapë në Shqipni
te shtëpitë tona të vjetra e të tjerë janë
rregullu si kanë mujtë. Unë kurr nuk e
kam shku ndërmend me shku. Jam ma
mirë ktu n‘shpi teme". Milo ka hapur një
histori të vjetër. Kur në 1990, "shkelja e
paligjshme e kufirit" u cilësua vetëm si
një shkelje administrative, shumë prej
banorëve të këtyre anëve bashkë me
familjet e tyre iu futën një eksodi të
gjatë. Pritnin që të trajtoheshin si "brati"
(vëllezër), porse Jugosllavia e asaj
kohe kishte më shumë se njëmijë e një
halle. Kështu që jeta që bënë në fillim i
zhgënjeu shumë prej tyre. "Na ktu me
shqiptarë kena shku jetë e mot si vllazën,
qoftë me mysliman e qoftë me
katolik. Kur na kanë çu në Kosovë për
me punu atje, nuk e kena ndje veten
mirë. E pse duhej të baheshim armiq
me vllaznit tanë e kshtu jena kthy ndër
shpija tona", na pat thënë pesë vjet më
parë një i moshuar malazez, nga Boriçi
i Vogël, një fshat krejt afër Vrakës, në
anën tjetër të xhadesë që të çon për në
Koplik.
Biseda vjen si pa kuptuar te protestat
e fundit të pro-serbëve në Podgoricë. "I
shofim more, si nuk i shofim - tund
kokën Milo - atje kena edhe njerzit
tonë, porse kjo punë asht punë e politikës.
Unë me aq sa di, them se duhet
me shku me kohën dhe koha e don që
të gjithë të shkojnë mirë me njenitjetrin.
Jena shumë pak me shku keq…".
Milo Brajoviç, blegtori i Vrakës, me pak
fjalë i ka thënë të gjitha.
"A jeni burra!!". Një përshëndetje që
dëgjojmë nga pragu i portës së Milos,
sikur ndryshon nga dialekti me të cilin
po flisnim pak më parë. Burri, më saktë
një djalë i ri, prezantohet shpejt. Eshtë
Lulashi, një malësor katolik, që ka blerë
shtëpinë përballë Milos këto kohët e
fundit. Të dy janë miq të mirë dhe rrinë
shpesh me njëri-tjetrin. Biseda për njohjen
e pavarësisë së Kosovës edhe për
ca kohë mbetet pas. Të dy fqinjët flasin
për disa punë të tyre që duhen zgjidhur
sa më parë dhe pastaj del në shesh
qeseja me duhanin e njohur Tarabosh.
"A e din se ça i kena dhanë ne ktyne
vrakaçorëve - bën shaka Lulashi - ujë
prej Rrjollit dhe duhan Tarabosh. A
mundet burri me jetu pa ita të dyja?". I
themi se pa ujin jo. Pa duhanin edhe
mundet.
Mimmo "mesapi" shikon vazhdimisht
nga pjergulla e Milos. "Mamma
mia, po përse këta nuk mbledh rrush.
Po ta kisha unë në Itali këtë bënja verë
shumë të mira…". Pyetja e tij, sigurisht
mbetet pa përgjigje dhe Mimmo shkon
të rrijë ca me Bardhin, qenin-roje të
deleve, i cili nuk e ka prishur fare orarin
e tij të gjumit të paradites. Puna e tij
është natën.
Vasili dhe "rroftë lopata"
Vasil Shanto është njëri nga emrat
më të njohur të komunizmit shqiptar.
Kishte lindur në Strugë, njësoj si Migjeni,
dhe vinte nga një familje që fliste
mirë sllavishten. Në fillim furrxhi,
pastaj ilegal, ishte njëri ndër figurat
kryesore të Grupit Komunist të Shkodrës,
pjesëmarrës në mbledhjen e
themelimit të PKSH në nëntorin e 1941.
Si të gjitha figurat e luftës, është
gjykuar në mënyrë kontradiktore. Për
disa ishte një "mjeshtër i aksionit", një
"ilegal i shquar", një "atentator i zoti",
për disa të tjerë nuk ishte veçse një "killer"
në shërbim të Enver Hoxhës. Sido
që të jetë e vërteta, Vasil Shanto është i
lidhur fort me emrin e Vrakës. Ja sepse.
Në vjeshtën e 1944, Shanto kthehej nga
një mbledhje e rëndësishme në
Jugosllavi. Veç të tjerave, ai mbante
lidhjet mes shtabit të UNÇL dhe shtabit
të partizanëve jugosllavë. Pikërisht në
anë të liqenit, fare afër Vrakës, bie në një
pritë, teksa shkonte për në Shkodër së
bashku me Reshit Rusin, shkodran, truproja
e tij personale dhe me një partizan
maqedonas. Vasili dhe Reshiti
mbetën të vrarë. Maqedonasi u zu rob.
Versionet mbi vrasjen e tyre kanë qenë
të ndryshme. Ato luhaten që nga
ngatërresa me disa njerëz të rënë në
gjak, pra fare rastësisht, te prita që i
kishte zënë xhandarmëria vendase dhe
deri te vrasja nga shokët e tij, meqë
pikërisht ai dinte shumë seckete të asaj
kohe.
Vite më vonë, në qendrën e Vrakës u
vendos një monument i bronztë i Vasilit,
që ndërkohë ishte shpallur "Hero i
Popullit". Monumenti nuk kaloi pa histori.
Në kohën kur nisën të rrëzoheshin
të gjithë monumentet që kishin lidhje
me komunizmin, shumë vetë deshën ta
shkulnin edhe këtë. Atëherë disa fshatarë
e rrethuan me tela me gjemba dhe
kërcënuan se do ta mbronin me jetën e
tyre monumentin e njeriut që ishte
vrarë në tokë të fshatit.
Tani monumenti është vërtet aty,
vetëm se është i rrethuar nga godina që
vazhdojnë të ndërtohen rreth e rrotull.
Nënë "shikimin" e tij, disa punëtorë
vazhdojnë të bëjnë llaç. "Ne na rroftë
lopata mor ta marrsha t‘keqen, se sa për
historian e për punë luftash e monumentesh
jena deri n‘fyt", na thotë një
nga punëtorët, pa e lënë asnjë moment
punën. Punëtori ka të drejtë edhe tepër
histori bën keq.
Ca kilometra më në Veri
Vetëm pak kilometra më në veri
të Vrakës është pika kufitare e
Hanit të Hotit. Hoti ka këto
kufij historikë: Në jug ka Kastratin,
në verilindje Kelmendin, veriperëndim
Grudën, ndërsa në perëndim
Liqenin e Shkodrës. Më pak se një vit
më parë, patëm kaluar "këndej pari".
Hotianët kanë pasur një histori të
gjatë lufte me malazezët. Tani kujtohen
vërtet për rrëfenja të vjetra, apo
për varret e gjyshërve, por shumica
e kanë mendjen te një fqinjësi e
mirë. "Kanë ikur kohët e pushkëve na
kanë thënë kudo".
Hoti ka një histori të gjatë e me
ngjarje të shumta. Hotianët kanë
qenë krahu i armatosur i Karamahmut
Pashë Bushatlliut, me të cilin e
ka pas lidhur një miqësi shumë të
fortë. Bajraktari i Hotit, Çun Mula, ka
qenë ndër aktivistë më në zë të Degës
së Shkodrës të Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. Vetë hotjanët kanë marrë
pjesë në luftimet që u bënë për
mbrojtjen e Ulqinit dhe më pas për
trojet e tyre pas vendimeve të Kongresit
të Berlinit të 1878. Megjithatë,
një pjesë e mirë e territorit të Hotit,
afër 60 për qind, i mbeti Malit të Zi.
Hotjanët janë dalluar sidomos në kryengritjen
e 1911-it, që shënoi pragun e
pavarësisë së Shqipërisë. Asokohe, ata
drejtoheshin nga Dedë Gjo Luli i famshëm,
i cili u pat vra në 1915, në Orosh,
në rrethana ende të pasqaruara.
Nush Pepaj, 74-vjeçar, është kryeplaku
i fshatit. Nushi është një malësor
që flet ngadalë, duke i peshuar fort
fjalët. "Të parët tanë e kanë shku jetën
ndër lufta. Kanë luftu edhe me turqit
edhe me malazezët. Baba jem, Kolë Prek
Alia (Pepaj) vetë i katërt, gjatë viteve të
Luftës së Parë Botërore janë nisë e kanë
pre telat e telegrafit të malazezve.
Atëherë janë sulmu nga një tabor i
madh malazez. Baba ka qenë shenjtar
i mirë. Me nji plumb të vetëm e
ka vra majorin malazez dhe atëherë
krejt tabori asht shpërnda. Por ma
vonë, në 1941, malazezët u hakmorën
dhe e kanë pushkatu babën
bashkë me tetë burra të tjerë në
Podgoricë. Kshtu ka kenë ajo kohë -
flet me zë të ulët - pushka ka qenë
gjaja ma e ransishme për ne malsorët.
Thonë që edhe pendën e qeve
e kanë pas shitë vetëm me ble nji
pushkë". Në Malin e Zi për herë të
parë, në vendin për të cilin kishte
dëgjuar aq shumë dhe me njerëzit e
të cilit prindërit e tij ishin përgjakur,
ka shkuar në 1992. Ka kaluar ilegalisht
maleve për të dalë në Tuz. Thotë
se kanë pasur një lloj ndrojtjeje në
fillim. Atij i janë kujtuar historitë e
përgjakshme që vinin nga e kaluara…
"Në fillim e kisha një si lloj
ndrojtjeje - thotë Nushi - por pastaj
jam ndjerë mirë. Tani kemi shumë
miq e shokë andej kufinit. Kanë ikë
ato kohë kur vriteshim për kullotat
e bagëtisë".
mesap". Mimmo Gianfreda ësh
të vërtet italian, të paktën për nga
vendlindja e shtetësia. Muzikant, i lindur
në Brindisi, "qytetar i botës", sikurse
i pëlqen të quajë veten, Mimmo entuziazmohet
kur merr vesh në Tiranë se,
të nesërmen, herët në mëngjes, do të
nisemi për në Vrakë, për në zonën në
anë të Liqenit të Shkodrës, ku banojnë
ende fshatarë e peshkatarë, që flasin një
gjuhë të vjetër sllave dhe e quajnë veten
malazezë. Mimmo ka udhëtuar
shumë nëpër Shqipëri. Këtë pjesë të "atdheut
të tij të dytë" nuk pasur rastin ta
shohë dhe prandaj shpreh dëshirën të
vijë me ne. Mali i Zi ka vetëm pak ditë
që e ka njohur Republikën e Kosovës
dhe kjo ka shkaktuar një turbullirë që
mezi po shuhet. Eshtë rasti të shkojmë
edhe një herë në ato anë, buzë liqenit.
Janë vende të mbushura me histori, por
hera-herës edhe termometra të klimës
politike.
Për koincidencë, pika e takimit për
t‘u nisur është "Rruga e Durrësit", pikërisht
atje kur dikur ishte ambasada e RSF
të Jugosllavisë së Titos. Thjesht qëllon
kështu, njëri prej nesh banon fare afër.
Por kjo koincidencë i hap udhën që në
të gdhirë disa historive të vjetra, që na
bëjnë ta kalojmë më shpejt rrugën,
tashmë të shkurtër, që ndan Tiranën
nga Shkodra. Në orët e para të mëngjesit
jemi në kryeqendrën e Veriut. Nuk
është më ai qyteti i trishtë e i grinjtë që
na bënte të trishtoheshim para disa
vitesh. Rrugët e rregulluara dhe portretet
e njerëzve të zënë me punë na lenë
përshtypje të mirë. Më shumë nga të
gjithë flet Mimmo. Jo thjesht se është
"mesapo-italian", porse, duke qenë
muzikant me Shkodrën, e lidhin shumë
kujtime.
Sveta Trojica dhe
Trinija e Shenjtë
Në Bahçallëk, dikur një fshat i afërt
dhe tash lagje periferike e Shkodrës,
kalojmë shpejt. Sikur të ndalonim, do
të bënim një gabim të madh. Këtu kemi
kaq shumë miq sa që fati i reportazhit
mbase do të ishte vendosur një ditë më
pas. Makinat shkojnë e vijnë mbi rrugën
më të rëndësishme që lidh dy republikat
kufitare. Duket se tregtia nga të dy
anët e kufirit është duke shkuar mbarë,
me gjithë telashet e fundit në sheshet e
Podgoricës. Makina kapërcen mbi një
përrua krejt të tharë. Askush nuk ia vë
veshin këtij përroi përherë pa ujë. Të
gjithëve u duket një grumbull gurësh,
dhe aq. Në fakt, dikur ky përrua fiksonte
ndarjen e kufijve të fshatit, të cilit i
ka dhënë emrin.
Në hyrje të Vrakës, dëgjohet vetëm
një muzikë, që vjen nga një lokal në anë
të rrugës. Disa djem fare të rinj po tymosin
qetësisht cigare, teksa dëgjojnë
radio "Cerno Gore", që transmeton
muzikë "nashke", sikurse i thonë në
këto anë muzikës popullore sllave. Na
përshëndesin me mirësjellje njësoj
sikur të jemi miq të vjetër dhe janë të
gatshëm të na ndihmojnë, porse heshtin,
teksa radioja jep të dhënat e fundit
nga Podgorica. Shumë prej tyre kanë
njerëz matanë kufirit, andej kanë shkuar
e shkojnë edhe vetë të punojnë në
punë të ndryshme. Por lajmet
mbarojnë shpejt dhe djemtë e Vrakës u
përgjigjen sërish pyetjeve tona. Pesë
vjet më parë, kishim ardhur për të
njëjtën punë këtyre anëve. Shumë prej
njerëzve që patëm njohur atëherë, ose
nuk jetojnë më, ose kanë shkuar me
gjithë "shpi" në Podgoricë. Djemtë
ngrenë supet. Eshtë paradite, njerëzit
janë në punë. Vetëm gratë dhe fëmijët
rrotullohen në rrugët e fshatit në këtë
orë. Atëherë vendosim të bëjmë një xhiro
nëpër fshat.
E para gjë që na bën përshtypje është
kisha e madhe, por e heshtur e fshatit.
Eshtë një kishë ortodokse, sikurse janë
shumica e banorëve të këtyre anëve. Neve
na bën përshtypje jo vetëm qetësia e
thellë që e rrethon atë, por edhe një
mbishkrim mbi një mozaik i shkruar që
në ballë të kishës: "Sveta Trojica - Trinija
e Shenjtë", është shkruar në dy gjuhë, shqip
dhe sllavisht. Nuk na ka ndodhur
shpesh që të lexojmë mbishkrime dygjuhëshe
mbi kishat e sotme. Më vonë do të
mësojmë se kjo kishë është një kishë pa
prift. Shërbesat i kryen këtu një prift që
vjen nga Podgorica, sa herë që ka ndonjë
rast të shënuar, më së shumti për "Sveti
Petkon" shenjtin mbrojtës të fshatit.
Tek oborri i Milos
Nga kisha depërtojmë nëpër rrugicat
e fshatit, andej nga shkon rruga për në
buzën e liqenit. Disa porta të mëdha të
drunjta duket se "fshehin" shtëpi, në të
cilat nuk banojnë më njerëz prej vitesh.
Si të gjitha dyert e kyçura, edhe këto të
Vrakës, se ç‘të lenë një shije të hidhur
nga pas. E ndërsa ecim nëpër rrugë
duke u përshëndetur me plaka që na
buzëqeshin, duke na thënë "Dobar
dan", kemi takuar më në fund Leonardin.
Ky është një djalë fare i ri. Eshtë në
vitin e dytë të shkollës së mesme, por
duket se mendjen e ka gjetiu. "Shkollën
asht mirë me e pasë - na thotë në një
dialekt krejt të pastër shkodran - po ktu
ku jena ça duhet shkolla?! A duhet shkolla
me majtë lopë?", më kot rrekemi
ne dhe Mimmo "mesapi" se "Shkolla
duhet se s‘bën" se "vetëm kështu do të
shpëtojë nga të ruajturit e lopëve", se….
Leonardi tashmë e ka ndarë mendjen.
"Kush shkoi andej - bën me kokë ai nga
kufiri - e kapi veten. Na qi metme, metme".
Leonardi pyet një copë herë në gjuhën
e tij ndër porta gjysmë të hapura
dhe kthehet duke rrudhur krahët. Të
gjithë janë o në Shkodër, o në
Podgoricë. "Po mos u mërzitni se e kam
nji shpresë me taku nonji prej burrave",
thotë djali i mirë, duke vazhduar të na
shoqërojë nëpër fshat, ku nuk dëgjohet
tashmë asgjë. Dhe kështu kemi mbërritur
para një oborri të madh. Një burrë
prezantohet sakaq. Eshtë i zoti i shtëpisë,
Konstantin Brajoviç. "Shkurt më
thrrasin Milo", na fton ai të futemi brenda.
Milo është një burrë i fortë, me sytë
bojë qielli dhe me flokët biondë. Në skaj
të oborrit të tij mërzejnë dhjetëra kokë
dele. Kjo është puna kryesore e Milos:
blegtoria. Nuk është larguar asnjëherë
për fare nga shtëpia e tij. "Kur janë hapë
kufijtë, shumë prej nesh, a ma mirë me
thanë tanë fshati, kanë ikë në Jugosllavi.
I kanë pritë n‘fillim nëpër kampe refugjatësh.
Kush ka pasë njerëz të vet asht
strehu te ata. Ma vonë nji pjesë e kanë
çu n‘Kosovë. Kjo nuk i ka pëlqy shumë
prej fshatit tonë dhe kshtu kanë vendosë
disa me ardhë prapë në Shqipni
te shtëpitë tona të vjetra e të tjerë janë
rregullu si kanë mujtë. Unë kurr nuk e
kam shku ndërmend me shku. Jam ma
mirë ktu n‘shpi teme". Milo ka hapur një
histori të vjetër. Kur në 1990, "shkelja e
paligjshme e kufirit" u cilësua vetëm si
një shkelje administrative, shumë prej
banorëve të këtyre anëve bashkë me
familjet e tyre iu futën një eksodi të
gjatë. Pritnin që të trajtoheshin si "brati"
(vëllezër), porse Jugosllavia e asaj
kohe kishte më shumë se njëmijë e një
halle. Kështu që jeta që bënë në fillim i
zhgënjeu shumë prej tyre. "Na ktu me
shqiptarë kena shku jetë e mot si vllazën,
qoftë me mysliman e qoftë me
katolik. Kur na kanë çu në Kosovë për
me punu atje, nuk e kena ndje veten
mirë. E pse duhej të baheshim armiq
me vllaznit tanë e kshtu jena kthy ndër
shpija tona", na pat thënë pesë vjet më
parë një i moshuar malazez, nga Boriçi
i Vogël, një fshat krejt afër Vrakës, në
anën tjetër të xhadesë që të çon për në
Koplik.
Biseda vjen si pa kuptuar te protestat
e fundit të pro-serbëve në Podgoricë. "I
shofim more, si nuk i shofim - tund
kokën Milo - atje kena edhe njerzit
tonë, porse kjo punë asht punë e politikës.
Unë me aq sa di, them se duhet
me shku me kohën dhe koha e don që
të gjithë të shkojnë mirë me njenitjetrin.
Jena shumë pak me shku keq…".
Milo Brajoviç, blegtori i Vrakës, me pak
fjalë i ka thënë të gjitha.
"A jeni burra!!". Një përshëndetje që
dëgjojmë nga pragu i portës së Milos,
sikur ndryshon nga dialekti me të cilin
po flisnim pak më parë. Burri, më saktë
një djalë i ri, prezantohet shpejt. Eshtë
Lulashi, një malësor katolik, që ka blerë
shtëpinë përballë Milos këto kohët e
fundit. Të dy janë miq të mirë dhe rrinë
shpesh me njëri-tjetrin. Biseda për njohjen
e pavarësisë së Kosovës edhe për
ca kohë mbetet pas. Të dy fqinjët flasin
për disa punë të tyre që duhen zgjidhur
sa më parë dhe pastaj del në shesh
qeseja me duhanin e njohur Tarabosh.
"A e din se ça i kena dhanë ne ktyne
vrakaçorëve - bën shaka Lulashi - ujë
prej Rrjollit dhe duhan Tarabosh. A
mundet burri me jetu pa ita të dyja?". I
themi se pa ujin jo. Pa duhanin edhe
mundet.
Mimmo "mesapi" shikon vazhdimisht
nga pjergulla e Milos. "Mamma
mia, po përse këta nuk mbledh rrush.
Po ta kisha unë në Itali këtë bënja verë
shumë të mira…". Pyetja e tij, sigurisht
mbetet pa përgjigje dhe Mimmo shkon
të rrijë ca me Bardhin, qenin-roje të
deleve, i cili nuk e ka prishur fare orarin
e tij të gjumit të paradites. Puna e tij
është natën.
Vasili dhe "rroftë lopata"
Vasil Shanto është njëri nga emrat
më të njohur të komunizmit shqiptar.
Kishte lindur në Strugë, njësoj si Migjeni,
dhe vinte nga një familje që fliste
mirë sllavishten. Në fillim furrxhi,
pastaj ilegal, ishte njëri ndër figurat
kryesore të Grupit Komunist të Shkodrës,
pjesëmarrës në mbledhjen e
themelimit të PKSH në nëntorin e 1941.
Si të gjitha figurat e luftës, është
gjykuar në mënyrë kontradiktore. Për
disa ishte një "mjeshtër i aksionit", një
"ilegal i shquar", një "atentator i zoti",
për disa të tjerë nuk ishte veçse një "killer"
në shërbim të Enver Hoxhës. Sido
që të jetë e vërteta, Vasil Shanto është i
lidhur fort me emrin e Vrakës. Ja sepse.
Në vjeshtën e 1944, Shanto kthehej nga
një mbledhje e rëndësishme në
Jugosllavi. Veç të tjerave, ai mbante
lidhjet mes shtabit të UNÇL dhe shtabit
të partizanëve jugosllavë. Pikërisht në
anë të liqenit, fare afër Vrakës, bie në një
pritë, teksa shkonte për në Shkodër së
bashku me Reshit Rusin, shkodran, truproja
e tij personale dhe me një partizan
maqedonas. Vasili dhe Reshiti
mbetën të vrarë. Maqedonasi u zu rob.
Versionet mbi vrasjen e tyre kanë qenë
të ndryshme. Ato luhaten që nga
ngatërresa me disa njerëz të rënë në
gjak, pra fare rastësisht, te prita që i
kishte zënë xhandarmëria vendase dhe
deri te vrasja nga shokët e tij, meqë
pikërisht ai dinte shumë seckete të asaj
kohe.
Vite më vonë, në qendrën e Vrakës u
vendos një monument i bronztë i Vasilit,
që ndërkohë ishte shpallur "Hero i
Popullit". Monumenti nuk kaloi pa histori.
Në kohën kur nisën të rrëzoheshin
të gjithë monumentet që kishin lidhje
me komunizmin, shumë vetë deshën ta
shkulnin edhe këtë. Atëherë disa fshatarë
e rrethuan me tela me gjemba dhe
kërcënuan se do ta mbronin me jetën e
tyre monumentin e njeriut që ishte
vrarë në tokë të fshatit.
Tani monumenti është vërtet aty,
vetëm se është i rrethuar nga godina që
vazhdojnë të ndërtohen rreth e rrotull.
Nënë "shikimin" e tij, disa punëtorë
vazhdojnë të bëjnë llaç. "Ne na rroftë
lopata mor ta marrsha t‘keqen, se sa për
historian e për punë luftash e monumentesh
jena deri n‘fyt", na thotë një
nga punëtorët, pa e lënë asnjë moment
punën. Punëtori ka të drejtë edhe tepër
histori bën keq.
Ca kilometra më në Veri
Vetëm pak kilometra më në veri
të Vrakës është pika kufitare e
Hanit të Hotit. Hoti ka këto
kufij historikë: Në jug ka Kastratin,
në verilindje Kelmendin, veriperëndim
Grudën, ndërsa në perëndim
Liqenin e Shkodrës. Më pak se një vit
më parë, patëm kaluar "këndej pari".
Hotianët kanë pasur një histori të
gjatë lufte me malazezët. Tani kujtohen
vërtet për rrëfenja të vjetra, apo
për varret e gjyshërve, por shumica
e kanë mendjen te një fqinjësi e
mirë. "Kanë ikur kohët e pushkëve na
kanë thënë kudo".
Hoti ka një histori të gjatë e me
ngjarje të shumta. Hotianët kanë
qenë krahu i armatosur i Karamahmut
Pashë Bushatlliut, me të cilin e
ka pas lidhur një miqësi shumë të
fortë. Bajraktari i Hotit, Çun Mula, ka
qenë ndër aktivistë më në zë të Degës
së Shkodrës të Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. Vetë hotjanët kanë marrë
pjesë në luftimet që u bënë për
mbrojtjen e Ulqinit dhe më pas për
trojet e tyre pas vendimeve të Kongresit
të Berlinit të 1878. Megjithatë,
një pjesë e mirë e territorit të Hotit,
afër 60 për qind, i mbeti Malit të Zi.
Hotjanët janë dalluar sidomos në kryengritjen
e 1911-it, që shënoi pragun e
pavarësisë së Shqipërisë. Asokohe, ata
drejtoheshin nga Dedë Gjo Luli i famshëm,
i cili u pat vra në 1915, në Orosh,
në rrethana ende të pasqaruara.
Nush Pepaj, 74-vjeçar, është kryeplaku
i fshatit. Nushi është një malësor
që flet ngadalë, duke i peshuar fort
fjalët. "Të parët tanë e kanë shku jetën
ndër lufta. Kanë luftu edhe me turqit
edhe me malazezët. Baba jem, Kolë Prek
Alia (Pepaj) vetë i katërt, gjatë viteve të
Luftës së Parë Botërore janë nisë e kanë
pre telat e telegrafit të malazezve.
Atëherë janë sulmu nga një tabor i
madh malazez. Baba ka qenë shenjtar
i mirë. Me nji plumb të vetëm e
ka vra majorin malazez dhe atëherë
krejt tabori asht shpërnda. Por ma
vonë, në 1941, malazezët u hakmorën
dhe e kanë pushkatu babën
bashkë me tetë burra të tjerë në
Podgoricë. Kshtu ka kenë ajo kohë -
flet me zë të ulët - pushka ka qenë
gjaja ma e ransishme për ne malsorët.
Thonë që edhe pendën e qeve
e kanë pas shitë vetëm me ble nji
pushkë". Në Malin e Zi për herë të
parë, në vendin për të cilin kishte
dëgjuar aq shumë dhe me njerëzit e
të cilit prindërit e tij ishin përgjakur,
ka shkuar në 1992. Ka kaluar ilegalisht
maleve për të dalë në Tuz. Thotë
se kanë pasur një lloj ndrojtjeje në
fillim. Atij i janë kujtuar historitë e
përgjakshme që vinin nga e kaluara…
"Në fillim e kisha një si lloj
ndrojtjeje - thotë Nushi - por pastaj
jam ndjerë mirë. Tani kemi shumë
miq e shokë andej kufinit. Kanë ikë
ato kohë kur vriteshim për kullotat
e bagëtisë".