73 mijë konsumatorë nuk kanë matës energjie
Për qëllim llogaritje përfundimtare të të dhënave të shpenzimit të konsumatorëve jo të matur, audituesi përdori diferencën midis konsumatorëve jo të matur dhe atyre të matur sipas të dhënave reale dhe të pikave të lidhjes jo të matura. Rezultati del se rreth 73 mijë konsumatorë nuk kanë matës energjie elektrike. Kështu, numri i konsumatorëve familjarë që shpenzojnë energji, por që nuk u matet është 66 mijë e 200 vetë, biznese janë 6 mijë e 400, kurse konsumatorë jobuxhetorë janë 1 mijë e 200. Në total, për vitin 2008, OSSH-ja kishte 1042923, ku 969164 kanë matës energjie.