Shtanget CEZ: Humbjet, më të larta se sa i prisnim
Pronarët e rinj të OSSH-së nuk u kanë besuar syve kur kanë parë bilancin energjetik të vitit 2008. Jo ai bilanci i paraqitur nga qeveria kur CEZ donte të blinte OSSH-në, por të vërtetin, i përgatitur nga një ekspertizë e huaj, sipas të cilëve, vjedhja e energjisë elektrike është rreth 4 për qind më e lartë nga sa pritej. Gjatë negociatave të fillimvitit 2009, CEZ-it iu ofrua një tablo me humbjet e energjisë rreth 32 për qind. Mbi bazën e kësaj të dhëne, investitori dhe qeveria ranë dakord të lidhnin kontratën me disa pika, ku ndër të tjera ishin uljet graduale të vjedhjes së energjisë, rritja e arkëtimeve dhe rishikimi i tarifave. Pasi mori në zotërim OSSH-në, CEZ nisi verifikimin e bilancit energjetik 2008, konkretisht të humbjeve në rrjet. Për këtë qëllim, investitori u pajtua me një kompani eksperte në fushën e auditimit të humbjeve të energjisë. Pas përfundimit të auditimit, rezultati doli me një humbje në rrjet 35.7 për qind, pra rreth 4 për qind më e lartë nga sa i kishte deklaruar qeveria në prag privatizimi. Edhe pse rezultati del nga një studim personal i CEZ-it, tashmë investitorit i lind e drejta jo vetëm të kërkojë rritje të tarifave të energjisë elektrike, por të rishikojë çmimin e blerjes së OSSH-së. Për këtë qëllim, ERE thirri dje në një seancë dëgjimore grupet e interesit, duke i bërë të ditur me treguesin e fundit të nxjerrë nga CEZ.
Raporti i auditimit
I konsideruar konfidencial deri në momentet e fundit, ERE ka pranuar të publikojë përmbajtjen mbi auditin e kryer nga një kompani private, për llogari të CEZ-it. Rezultati final tregon se humbjet e energjisë elektrike në rrjet janë rreth 4 për qind më të larta nga sa deklaroi qeveria kur nxori në shitje OSSH-në. Mbi bazën e humbjeve 32 për qind, qeveria arriti t‘ua shiste çekëve Operatorin e Shpërndarjes për 102 milionë euro, ndërsa investitori, duke parë këtë tregues, u zotua se do të shpenzonte rreth 200 milionë euro për të përmirësuar rrjetin elektrik. Por, 32 përqindëshi tashmë rezulton 35.7 dhe skenarët për zhvillimin e OSSH-së duken drejt ndryshimit. Sipas raportit të audituesit (Arthur D.Little, GmbhH, Czech Republic), "sipas verifikimeve të të dhënave të ofruara nga OSSH-ja, jemi të mendimit që saktësia e sasisë së humbjeve totale në rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes të vendosur te përfitimi rregullator (pra shifra 32%) nuk është e mundur të verifikohet, për shkak të mungesës së informacionit". Për arsye të ndryshme, audituesi thekson se shifra 32 për qind e vendosur nga qeveria nuk mund të jetë e vërtetë, pasi të dhënat nuk janë të sakta. Një arsye lidhet me faturimin aforfe, me anë të së cilës konsumatori paguan për një sasi të papërcaktuar. Tjetër shkak ka të bëjë me faturimin e energjisë elektrike, i cili ka një sërë mangësish. "Sistemi nuk mund të bëjë dallimin mes konsumatorëve me të njëjtin emër dhe mbiemër. Po ashtu, ekzistojnë konsumatorë, të cilët gjenden disa herë në sistemin e faturimit për arsye të gabimeve në vendosjen e emrit gjatë regjistrimit të informacionit në sistem", vijon raporti auditues, duke shtuar se në shumë rajone të vendit punohet ende me sistem manual, ndërsa në përpunimin e të dhënave nuk ka standard.