75 milionë albume të shitura për saksofonistin Kenny G.
Kenny G. është nga artistët më të preferuar të xhazit, me balladat e tij të lehta popullore, me riaranxhimet e popit standard dhe me këngët e festave. Saksofonisti fitues i çmimit Grammy i ka sjellë publikut një stil të veçantë në albumin e tij të ri "Rhythm And Romance." Xhazi i lehtë i gërshetuar me sambën dhe salsën mbushin albumin e parë të Kenny G me motive latine. Në të gjen që nga këngët origjinale si "Salsa Kenny" deri tek këngët klasike latine si "Besame Mucho". Kenny ka shitur më shumë se 75 milionë albume në gjithë botën, duke u bërë artisti me disqet më të shitura të të gjitha kohërave. Albumi i tij më i fundit "Rhythm And Romance" është hiti numër një në listën e revistës “Billboard” për xhazin bashkëkohor.
Divorci
Madona ndahet miqesisht nga i shoqi Gay Ritchie
Madona ka vendosur të divorcohet “miqësisht dhe për provë” nga bashkëshorti i saj Guy Ritchie. Vendimi është marra nga mbretëresha e Popit pas vitesh të tëra, grindjesh të vazhdueshme. Madona do të kthehet të jetojë në Nju Jork. Lajmin e bën të ditur revista “Mail on Sunday” e cila shkruan: “Këngëtarja do të shkojë të jetojë me tre femijët në Nju Jork, ndërsa ai do të vazhdojë të qëndrojë në Londër”. Sipas revistës nuk duhet që publiku të gënjehet nga fakti se Madona u shfaq në ceremoninë e festivalit të Kanës e shoqëruar nga bashkëshorti, pasi ajo është lodhur nga grindjet e vazhdueshme me të dhe do të provojë që të ndahet miqësisht, të paktën për pak kohë, për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet.
Grand Prix
Italia triumfon në Kanë
Gand Prix-in në festivalin e Kanës e fituan filmat italianë “Gomorra” me regji të Mateo Garrones dhe “Il divo” me regji të Paolo Sorrentinos. Filmi “Gomorra” bazohet në një libër të Roberto Savianos, i cili kishte në qendër aktivitetin kriminal të mafias në Itali. Me çmimin “Palma e Arte” u nderua filmi “Entre les murs” me regji të Laurent Cantet. Ky film kishte në qendër të zhvillimeve jetën brenda një liceu në Paris. Çmimi i aktorit më të mirë i kaloi aktorit Benicio del Toro, që interpretoi rolin e Ernesto Çe Guevarës në filmin “Che” me regji të Steven Soderbergh. Ndërsa çmimin e aktores më të mirë e fitoi Sandra Corveloni për interpretimin e saj në filmin “Linha de Passe”.
Martesa
Princi Joachim bën princeshë të Danimarkës francezen Marie Cavallier
Eshtë bërë princeshë këto ditë francezja e bukur, Marie Cavallier, e cila u martua me princin danez Joachim. Ai është nipi i dytë i mbretëreshës Margrethe të Danimarkës. Kjo ceremoni është e dyta për princin pasi dasmën e parë ai e bëri me Alexandra Manley, por gjithçka do të përfundonte në divorc në vitin 2005.dhe perfundoi me divorc ne 2005). Martesa u zhvillua në Moegeltoender, në jug të Danimarkës. Në cerimoni morën pjesë 300 të ftuar. Pas mbarimit të dasmës çifti i ri u shoqërua për në kështjellë.
27 Maj 2008