Tre minjtë
Tre minj po pinin në një bar, kur njëri prej tyre e ngre gotën e tij dhe pasi e pi me një frymë e përplas mbi banak duke thënë: “Unë nuk pyes fare për çarqet qe na ngrenë, madje bëj stërvitje me telat e tyre”. Hidhet i dyti pasi ngre gotën e tij: “Ndërsa unë vëllezër, e marr helmin për minj, bëj me të ca viza dhe e thith me hundë.” Ndërkaq, miu i tretë pi gotën e tij dhe ngrihet e ikën. Para se të dilte nga dera e lokalit shokët e pyesin se ku po shkonte; “Po vete t’ia hip njëherë maces sa të mbaroni ju...” –ua kthen ai.
Monumenti
Ishin disa shokë dhe papritur njëri prej tyre vdes. Në varrim, shokët shikojnë se mbi varrin e të ndjerit, të afërmit vendosën një zemër monumentale. “I dashuri ynë, ishte kardiolog i mirë, ndaj mbi varrin e tij vumë simbolin e profesionit që ai dashuroi me përkushtim gjithë jetën”, -thotë një nga familjarët.
Ndërkaq, një nga shokët ia jep të qeshurës me të madhe, aq sa mezi e qetësuan. Kur e pyetën se çfarë kishte, ai u përgjigj:
“Ja po mendoja, kur të vdes unë që jam gjineokolog, çfarë monumenti do të më vendosin vallë?!...”
27 Maj 2008