Kuvendi jep Okpër Namik Doklennënkryetar Parlamenti
TIRANE- Kuvendi ka miratuar me unanimitet të plotë propozimet e Partise Socialiste për postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe vendet drejtuese në komisionet e përhershme parlamentare. 125 deputetët e pranishem në seancën e sotme kanë miratuar kandidaturen e deputetit Namik Dokle në postin e nënkryetarit të Parlamentit. Ndërkaq kanë marrë pëlqimin e deputetëve edhe kandidaturat e tjera. Fatmir Xhafa do të jetë NënKryetar i Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Mimi Kodheli, -nënKryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Arta Dade, -nënKryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Ermelinda Meksi, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian, Ilir Gjoni- nënKryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Et'hem Ruka - Kryetar i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetin. Ilir Beqaj - NënKryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin,Valentina Leskaj - Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ditën e djeshme Grupi parlamentar i PS-së përzgjodhi katër nenkryetaret e grupit, Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri, Vasilika Hysi dhe Erjon Brace, ndërsa në postin e sekretarit të përgjithshëm emëroi Taulant Ballën.