E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, prangosen 3 persona, dhunuan policing rrugor

KORCë-Policia e Korçës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona të cilët duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kanë kundërshtuar një efektiv të policisë dhe më pas e kanë dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në vend rrotullimin e Maliqit, ku Helidon Veisllari 38-vjec, së bashku me 2 persona të tjerë Florenc Veisllari 28-vjec dhe Aurel Mara, të cilët po udhëtonin me një mjet tip xhip me targa KO 9972 A, kanë parakaluar në drejtim të gabuar, dhe ndërsa polici A.Vila i cili patrullonte në këtë vend i ka bërë me shenjë të qëndronte. Por, sic pohon policia, të 3 personat në gjendje të dehur kanë fyer uniformen blu ndërsa e kanë dhunuar më pas 43-vjecari u transportua në Spitalin e Korcës për mjekim.
Dje u bë i mundur arrestimi I tre shtetasve të lartpërmendur nën akuzat për veprat penale “Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë në bashkëpunim” “Goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim” “Fyerje për shkak të detyrës në bashkëpunim” dhe “Drejtim mjeti në gjëndje të dehur”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›