Fushë Krujë gati momumenti i Bush
FUSHë KRUJë- Monumenti kushtuar vizitës që presidenti i SHBA, George W. Bush zhvilloi 3 vjet më parë në qytetin e Fushë Krujës është gati.
Skulptorët durrsakë Qazim Kërtusha dhe Ibrahim Reçi, të cilët me porosi të Bashkisë së qytetit punuan afro një vit për krijimin e tij bënë të ditur sot se monumenti tashmë është derdhur në bronx.
Monumenti me lartësi 3 metra do të vendoset mbi një bazament guri në pjesën qendrore të sheshit, që mban emrin e ish-presidentit amerikan.
Pas vizitës zyrtare më 10 qershor 2007 në Tiranë, presidenti amerikan George W. Bush ndaloi pikërisht në qytetin e Fushë Krujës, ku populli e priti mw bujw të madhe në shenjë respekti dhe për politikat amerikane që mbështesin vendin tonë në përpjekejet për demokraci dhe integrim evropian.
Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Fushë Krujës, vendosja e monumentit që ka në qendër figurën e Bush do të realizohet menjëherë pas zbatimit të projektit për sistemimin e sheshit qendror të qytetit me 20 mijë banorë.
Vizita e presidentit amerikan në vendin tonë dhe veçanërisht mikpritja nga banorët e Fushë Krujës, gjetën një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Gjatë vizitës së tij historike në vendin tonë presideti i SHBA, George W. Bush formuloi qartazi anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO si dhe procesin e afërt të pavarsisë së Kosovës, që ndodhi një vit më pas.
(d.b/ATA/BalkanWeb)