Gërdeci, Berisha: Hetime
Durrës (start)- Hetimet për Gërdecin do të shkojnë deri në fund-ky është premtimi i kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Durrësi deklaroi se rreziku nga pakujdesia solli edhe ngjarjen tragjike të Gërdecit të ndodhur disa muaj më parë. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se vendosja e depove në zona të banuara është papërgjegjshmëri, ndaj sjellin pasoja të tilla tragjike. Deklaratat e Berishës erdhën në vijim të ngjarjes të së dielës, ku si pasojë e heqjes së dherave për ndërtimin e një pallati të ri, u shemb pallati tjetër aty pranë.