E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, lirohen katër pengjet e 9 shtatorit

Lagos (Start)-Grupi militant i Lëvizjes për Shpëtim të Gjirit Nigerian, ka lënë të lirë katër nga gjashtë pengjet që mbante të rrëmbyer. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga organizata terroriste, janë lënë të lirë katër pengje, njëri ukrainas dhe tre të tjerët nigerian. Pengjet u rrëmbyen nga persona të armatosur më 9 shtator. Ata kanë bërë të ditur se do të mbahen peng edhe dy shtetas anglezë, duke paraqitur si kusht lirimi ndërprerjen e ndihmës britanike ndaj Forcave Ushtarake nigeriane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›