E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina mund të martohet në verë?

Këngëtarja Dafina Zeqiri, sipas të gjitha gjasave, do të martohet në verë të këtij viti. Kështu ka thënë një burim i afërt më këngëtaren, përderisa ka shtuar se momentalisht këngëtarja është duke vazhduar qëndrimin e saj në Australi me të dashurin Krenar Cocaj.
“Nuk e dimë a do të ketë fejesë, megjithatë ata mund të martohen”, ka thënë ky burim për Rozë.

Thashetheme për martesën e Dafinës ka pasur shumë gjatë këtij viti. Këngëtarja kohëve të fundit ka publikuar në internet edhe disa foto më të dashurin e saj, ku shihet në bregdet.

Për këngëtaren ka pasur edhe më parë thashetheme, mirëpo tani ato janë rritur pasi ishte paraqitur në një emision e shoqëruar me një grua, të cilën e kishte prezantuar si vjehrrën e saj.

Ajo po ashtu në këtë emision kishte paralajmëruar se do të realizojë një spot në Australi, mirëpo këngëtarja nuk kishte thënë se planifikon të këndojë anglisht.

Lidhja e Dafinës më Krenarin kishte filluar qysh në vitin e kaluar dhe konsiderohet njëra prej lidhje me romantike në estradën kosovare.

Dafina disa herë ka treguar për këtë lidhje dhe gjithmonë e kishte vlerësuar lart të dashurin e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›