E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës, luftë gjobash

Autori i Lajmit: Redaksia
Agjencia rajonale e mjedisit në Tiranë gjobit me një milion lekë ndërmarrjen e gjelbërim pastrimit të qytetit të Tiranës. Agjencia njoftoi se ka marrë sinjalizimin nga Policia e Shtetit se punonjësit e Bashkisë kanë bërë një kundërvajtje administrative duke marrë plehra nga Sharra për ti dërguar përpara godinës së Kryeministrisë. Incidenti ndodhi ditën e shtunë kur protestuesit e Bashkisë së Tiranës morën disa qese të mbyllura me plehra, në shenjë dekori për protestën përpara Kryeministrisë. Pas këtij vendimi ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Kontrollit të Territorit Urban në Bashkinë e Tiranës, Hantin Bonati. Ai deklaroi se plehërat ishin thjesht për dekorin e protestës së bashkiakëve që u zhvillua dy ditë më parë. “Duke marrë shkas nga deklarimi i Ministrisë së Mjedisit, lidhur me ndotjen dhe gjobën e vënë ndaj Bashkisë së Tiranës, gjatë protestës së pushtetit vendor ditën e shtunë, dua të sqaroj opinionin publik dhe vetë zv/ministrat e qeverisë, se të vetmit ndotës në atë ditë kanë qenë forcat e Policisë së Shtetit, të cilët në mënyrë të dhunshme kanë marrë nga duart e punonjësve të Bashkisë qeset me mbeturina, të cilat ishin element dekori i protestës sonë dhe i kanë hedhur nëpër rrugë e në skarpatet e Lanës. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës, në bazë të ligjit dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak, do të procedojë me gjobitjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për ndotje të mjedisit, ndërsa Drejtoria Juridike është duke përgatitur kallëzimin penal për ushtrim dhune të jashtëligjshme nga ana e forcave policore”, - tha Bonati. Në të njëjtin kuadër, shtoi ai, ne si Inspektorat kemi konstatuar që Këshilli i Ministrave në fushatën publicitare për organizimin e një eventi në sheshin “Skënderbej”, ka përdorur në një masë të gjerë vendosjen e mbi 1000 posterave nëpër pemët e qytetit, duke i dëmtuar ato dhe duke shkelur ligjin. “Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të procedojë me gjobitjen e subjektit juridik “Këshilli i Ministrave”, me gjobë në vlerën 129 mijë lekë. Njoftohet subjekti në fjalë, se afatet e ankimimit janë 30 ditë nga vendosja e gjobës”, - përfundoi Hant
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›