E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i Trashanit, në kërkim ndërkombëtar

Policia vë në dispozicion të Interpolit fotot dhe të dhëna për autorin e dyshuar të vrasjes, i cili jeton prej vitesh në Gjermani

Tiranë Menjëherë pas identifikimit të të dyshuarit kryesor, për vrasjes e juristet 32-vjeçare, Aurora Trashani, dosja hetimore i ka kaluar Interpol Tirana, për të rënë në gjurmët e R.V.. Burime nga policia bëjnë të ditur se tashmë zyra e Interpolit ka nisur bashkëpunimin e ngushtë, me të gjitha zyrat e Interpolit në Gjermani, pasi sipas të gjitha të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, rezulton se R. V. pas ngjarjes është larguar në drejtim të Gjermanisë, ku dhe jeton prej disa vitesh. Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se personi në fjalë jeton në një qytezë të vogël, në afërsi të kufirit me Republikën Çeke, por duke mos dhënë më shumë detaje. Referuar të njëjtave burimeve, mësohet se R.V. prej vitesh është rezident në Gjermani dhe gjatë kohëve të fundit ka ardhur disa herë në Shqipëri, ku dhe ka takuar të dashurën e tij, Aurora Trashani. Por duket se problemet e krijuara mes tyre dhe vendimi për t’i dhënë fund asaj, nga ana e juristet, nuk u pritën mirë nga ana e të dyshuarit. Më datë 1 shkurt R.V. ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë është drejtuar për në banesën e Trashanit. Pasi ka qëndruar për disa çaste në banesën e saj, autori e ka qëlluar plot 60 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas për të humbur gjurmët, i ka vënë zjarrin shtëpisë, duke u munduar ta maskojë si një vdekje nga zjarri. Menjëherë pas krimit, ai është larguar me taksinë e Abedin Mulajt, për në banesën e tij, dhe në datën 3 shkurt ai është larguar nga territori i Shqipërisë, përmes Aeroportit të Rinasit. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana prej gati një jave janë duke bashkëpunuar ngushtë me homologët e tyre në Gjermani, për të rënë në gjurmët e R.V., i cili pas gjithë provave të mbledhura rezulton të jetë autori i vrasjes së 32-vjeçares, Aurora Trashani, por deri më tani ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga pala gjermane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›