E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci,familjarët në protestë: Gjyqi të zhvillohet cdo ditë

TIRANE- Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar sot para Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ku dhe zhvillohet gjyqi për 29 të pandehurit e akuzuar për tragjedinë e 15 marsit 2008.
Protesta është zhvilluar pak para se të niste seanca gjyqësore.

Të vendosur para dyerve të gjykatës familjarët kërkojnë zhvillimin cdo ditë të procesit gjyqësor si dhe vënien e drejtësisë për 26 viktimat e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve “Alba Demil”.Gjithashtu ata kanë paralajmërojnë protestë para kryeministrisë të mërkurën në orën 12. 30 minuta për ti kërkuar kryeministrit Berisha mbajtjen e premtimeve për banorët e Gërdecit si dhe drejtësi për të afërmit e tyre që humbën jetën në shpërthimin tragjik.

Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë dhe ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit gjykohen në gjëndje të lirë. Pasi pak ditë më parë Delijorgji, Pinari, Ngjeci dhe Minxolli u liruan nga burg pasi kishin skaduar afatet e paraburgimit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gerdeci,familjarët në protestë: Gjyqi të zhvillohet cdo ditë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›