Sekretari i pergjithshëm i OSBE-së në Tiranë takime me zyrtarët e lartë
TIRANE- Sekretari i Përgjithshem i OSBE-së Marc Perrin de Brichembaut ndodhet sot në Tiranë për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të vendit si dhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. Takimi i parë është zhvilluar në selinë e Ministrisë se Jashtme ku është pritur nga ministri Edmond Haxhinasto.
Aktualisht të dy po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Rreth orës 11:00 është planifikuar takimi me kryeministrin Berisha , me pas me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, liderin e Partisë Socialiste Edi Rama si dhe me presidentin e vendit Bamir Topi rreth ores 12.45.
(s.g/balkanWeb)