Deklarata e Brukselit 8 Maji tensione dhe polarizim
Notën më pozitive nga Parlamenti Europian në këto zgjedhje duket se do ta marrin qytetarët që morën pjesë në votime. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle nëpërmjet zëdhënëses së tij ka dhënë vlerësimet paraprake për zgjedhjet lokale. Parlamenti Europian kërkon që sa më parë të pranohen problemet në këto zgjedhje, me qëllim që të bëhen ndryshimet e nevojshme.
“Bashkimi Europian i ka ndjekur me shumë vëmendje zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në Shqipëri si dhe raportin paraprak të OSBE-së. Ajo që del nga ky raport dhe zhvillimet atje është se procesi u shoqërua me një tension dhe polarizim të forcave politike pjesëmarrëse. Për të dhënë një gjykim të plotë sigurisht që duhet vlerësuar ky proces në tërësi deri në përfundimin e tij.
Kjo do të thotë se do të merret parasysh procesi i numërimit të votave, raportimi i tyre si dhe zgjidhja e të gjitha ankesave rreth procesit të zgjedhjeve. Bashkimi Europian vlerëson se zgjedhësit shqiptarë shkuan në mënyre masive në zgjedhje dhe organizmat e ngarkuara me këtë proces kishin marrë të gjitha masat që gjithçka të shkonte mirë. Pra, ne vlerësojmë sidomos angazhimin e gjithë qytetarëve në mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik”-tha Natasha Butler, zëdhënëse e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule.
Deklarata e saj u bë pas raportit paraprak të OSBE/ODHIR-it.
Gjovalin Kola