E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi per 8 Majin Politika te respektoje voten

Presidenti i Republikës vlerëson se zgjedhjet e 8 Majit shënuan një progres në standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

"Me pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen qytetare, zgjedhësit shqiptarë dëshmuan maturi dhe ndjeshmëri për t’u dhënë të gjithë besimin dhe integritetin e nevojshëm procesit zgjedhor. 8 Maji ishte një ditë normale votimi. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, e shprehën vullnetin e tyre, bënë zgjedhjet më të mira për ta. Tani është përgjegjësia politike e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, që të dëshmojë vullnet të qartë politik për të respektuar votën qytetare. Çdo vonesë, pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit tërësor të votave është e dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit" thuhet në deklaratën për shtyp të presidencës.

Presidenti i Republikës u kërkon publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›