E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Maji me shume vezhgues

Dy muaj nga zgjedhjet e 8 majit sekretari i përgjithshëm i OSBE premton prani më të gjerë vëzhguesish të kësaj organizate që do ti monitorojnë ato. Marc Perrin de Brichambaut në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Haxhinasto ritheksoi idenë e përmirësimit në Kodin Zgjedhor.

"OSBE është në fabor të përmirësimit të kushteve të zgjedhjeve dhe se për këtë qëllim po jep kontributin e saj si dhe do kemi një prani të gjerë monitoruese, së bashku me vëzhguesit lokalë. Ne i kujtojmë kujtdo rregullat dhe praktikat e mira që ekzistojnë lidhur me respektimin e institucioneve, sepse në Shqipëri ka institucione demokratike, një kuadër ligjor, legjislativ, prandaj OSBE dhe partnerët e saj ka qenë e qartë në këtë drejtim", tha De Brichambaut.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE thekoi publikisht mbështetjen për prokurorinë e përgjithshme në zbardhjen e 21 janarit dhe kërkoi që të mos ndërhyhet në punën e saj. Ndërsa gjatë takimit me zyrtarin e OSBE kryeministri Berisha shprehu shqetësimin se ky hetim nuk po përfshin të gjithë aktorët e 21 janarit, mbi të gjitha aktorët që projektuan tentativën për përmbysjen anti kushtetuese të pushtetit.

Kreu i shtetit, nga ana tjetër ka rishprehur gatishmërinë për të thirrur tryezën e partive dhe domosdoshmërinë e zbardhjes së 21 janarit për të kapërcyer ngërcin politik. Sekretari i përgjithshëm i OSBE u takua dhe me kryetarin e Kuvendit dhe kryesocialistin Edi Rama.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›