Zgjedhjet e 8 majit PD Me koalicione te gjera
Kryeministri Sali Berisha i kerkoi degëve të Partisë Demokratike që të angazhohen për koalicione sa më të gjëra për zgjedhjet vendore te 8 majit, si dhe të mbyllin procesin e përcaktimit të kandidaturave brenda 10 marsit. Në të njejtën kohë ai kërkoi që të vlerësohen më përgjegjësi kandidaturat femra, për të rritur përfaqësimin e tyre në qeverisjen vendore.
"Është e domsdoshme që të ketë një përfaqësim sa më të mirë të koalicionit, të të gjitha minorancave të cfarëdolloj natyre që ato do të jenë. 10 ditëshi i parë i marsit duhet të jetë 10-diteshi i finalizimit përfundimtar të kandidaturave", tha kryeministri Sali Berisha.
Krahas zgjedhjeve, para deputetëve demokrat kryeministri foli edhe për krimet e komunizimit duke kërkuar që drejtësia të investohet për zbardhjen e tyre. "Drejtësia duhet të thotë fjalën e vet, por dhe qeveria do të bëjë cdo gjë për ridimensionimin e figurës së këtyre personaliteteve të mëdha të botës shqiptare që u ekzekutuan nga etërit e këtyre që në 21 janar menduan dhe besuan dhe bënë cdo gjë për të marr me dhunë pushtetin, për të përmbysur me dhunë një qeveri legjitime", tha ai.
Kreu i ekzekutivit bëri të njohur se më 3 mars do të hapen ofertat ekonomike për autostradën Tiranë- Elbasan. Ai tha se fondi është siguruar ndërsa pranoi se kostoja e këtij projekti është e lartë.
Taulanta Boja